• |
ide | kryesore

Vettingu rikthen opozitën në Kuvend, çfarë pritet të ndodhë sot

Lajme, Të fundit



Opozita ka bërë të njohura për publikun grupet e punës në kuadër të ligjit për Vettingun e politikanëve.

Pas mbledhjes dje në orët e drekës është marrë vendimi për të filluar punën dhe në Kuvend.

Mësohet se grupet e punës së opozitës do të jenë sot në Kuvend, jo në Komisionet Parlamentare, por për të nisur nga puna “komisione paralele”.

Mësohet se të katër grupet do të kenë dhe takime me median, për të bërë të ditur platformën e tyre në mënyrë më të detajuar.

Koordinatorët e 4 grupeve të punës së opozitës

1 – Ervin Salianji, kordinator për “Dekriminalizimin e plotë përmes vettingut të politikanëve të lidhur me krimin.”
2 – Enkelejd Alibeaj, kordinator për “Çlirimin e drejtësisë nga kapja politike në funksion të bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin”
3 – Luan Rama, kordinator për “Zgjedhjet e lira, të ndershme e demokratike, ku qytetarët të jenë ata që vendosin”
4 – Jorida Tabaku, kordinator për “Një ekonomi e çliruar nga monopolet, nga oligarkët dhe nga korrupsioni qeveritar, në funksion të mirëqenies së qytetarëve”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *