• |
ide | kryesore

Video/ Liga e Kombeve dhe shembja e Kroacisë: Spanja luan si kampione

F1, Sport, Video



Dalja e parë pas Botërorit si nënkampionë ka qenë një turpërim i vërtetë për Kroacinë e Zlatko Dalic. Furitë e Kuqe kanë qenë pikërisht të tilla dhe në krye të grupit 4 në Divizionin A, tekniku Luis Enrique ka motive për të qenë i lumtur.


Gjashtë gola ndaj një Kroacie pa zemër, që u dorëzua në goditjet e njëpasnjëshme të Niguez, Asensios, Rodrigos, Ramos e Isco, ndërsa për ta bërë edhe më të vështirë mbrëmjen iberike mendoi portieri Kalinic me autogolin e tij.


Pritej shumë më tepër se një përfaqësim për tu harruar nga ballkanasit që nuk u futen asnjeherë në lojë, përvecse me rastin e Rakitc me rezultatin ende 0-0.

Provë force e spanjollëve të Enriques, që i mundi të dy kundërshtarët e grupit dhe ka tani 6 pikë diferencë nga Anglia dhe Kroacia.

Për Ligën A, por grupi 2 Belgjika vendos diktatin përballë Islandës, duke u konfirmuar forcë e parë e grupit. Hazard me 11 metërsh dhe dy herë Lukaku i dhanë suksesin 0-3 Djajve të Kuq. Kualitet shumë i lartë i Belgjikës për tu përballuar nga ishullorët.




Bosnje Hercegovina ka marrë një fitore të rëndësishme në Ligën B, për grupin 3 kur ka mundur Austrinë me një gol të Edin Dzeko. Konkurencë e madhe në Ligën C për grupin 3, ku Hungaria dhe Finlanda kanë marrë fitore delikate në shtëpi, ndërsa Moldavia dhe Bjellorusia në grupin 2 të Ligës D janë ndarë në paqe dhe fitorja në transfertë është e Luksemburgut.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *