• |
ide | kryesore

Vrasja e ish-kryepolicit Çuku, shtyhet seanca e gjyqit për porositësit e vrasjes

Lajme, Të fundit



Shtyhet seanca e parë gjyqësore e çështjes së kryepolicit Artan Çuku. Seanca për të pandehurit Bledar Jambellin dhe Shpëtim Lecin, të akuzuar si porositësit e vrasjes së Çukut, u shty pasi drejtoria e Policisë Berat e Fier nuk kanë kryer njoftim e tyre për seancën gjyqësore.

Sipas gjykatës këto dy drejtori s’kanë kthyer përgjigje nëse i kanë arrestuar apo jo dy personat e shpallur në kërkim.

Gjykata vendosi t’i drejtohet me ankesë kreut të policisë, Ardi Veliu për moskthim përgjigje nga policia Berat e Fier për të dy të shpallurit në kërkim.

Seanca e radhës bëhet e ditur se do të zhvillohet më 25 shtator. Ndërkohë me një shkrese kthim-përgjigje policia kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme ka njoftuar prokurorinë se këta dy shtetas fshihen jashtë Shqipërisë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *