• |
ide | kryesore

Berisha, ndërkombëtarëve: Analizoni Vuçiç, bën viktimën ndërkohë që është, një Milosheviç plus Çubrilloviç

Lajme, Të fundit



Ish-kryeminstri i Shqipërisë Sali Berisha, ditën e sotme i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të analizojë vizitën e fundit dhe qëllimet e vërteta të presidentit serb, Aleksandër Vuçic në Kosovë.

“E shfrytëzoj rastin për të dënuar publikisht qëndrimin e Aleksandar Vuçiç, i cili erdhi me dy flamuj, me flamurin e Serbisë së Madhe të Millosheviçit , dhe erdhi me flamurin e doktrinës të Vaso Çubrilloviçit, i cili në çdo takim dhe mbledhje fliste vetëm për demografi dhe pyeste se sa shqiptarë janë, sikur të ishin alienë shqiptarët dhe jo banorë mijëra vjeçar në trojet e tyre. Edhe njëherë i bëj thirrje këtij komuniteti ndërkombëtar, të studiojnë vizitën e tij, se cili është ky qaraman, se ky është burrë shteti që rrin dhe qahet në çdo vend bënë viktimën në ndërkohë kur ai është një Millosheviç i dytë, plus një Çubrilloviç”, tha Berisha sot në Tiranë pas takimit që pati me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi.

 


2 Comments

  1. Doli ky plak matuf ti tregoje europes cfare te beje me vucic.edhe kete e beri i kishte ngelur pishman,flej gjume plaku mere.

  2. Hello there,

    My name is Aly and I would like to know if you would have any interest to have your website here at lapsi.al promoted as a resource on our blog alychidesign.com ?

    We are in the midst of updating our broken link resources to include current and up to date resources for our readers. Our resource links are manually approved allowing us to mark a link as a do-follow link as well
    .
    If you may be interested please in being included as a resource on our blog, please let me know.

    Thanks,
    Aly

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *