• |
ide | kryesore

Berisha rikthehet në ‘Opinion’ të enjten, rivalizon Ramën te Eni Vasili

Lajme, Të fundit



Të enjten rikthehet pas shumë kohësh në emisionin “Opinion” të drejtuar nga Blendi Fevziu ish-kryeministri Sali Berisha.  Ka qenë vetë prezantuesi i emisionit Fevziu ai që dha këtë lajm.

Drejtuesi i emisionit “Opinion” ka sqaruar kohë më parë pse nuk ka më marrëdhënien e dikurshme me ish-kryeministrin Berisha. “Unë ia kam bërë ftesën. Nuk kam patur ndonjë sherr me të. Personat që drejtojnë emisione krijojnë konflikte me politikën. Unë nuk kam pranuar që të kemi kompromise me emisionin. Unë mund të kem miqësira personale, mund të kem bindjen time personale por kjo nuk më dikton. Nuk është çështja ime. Në shumë vite politikanë të rëndësishëm në Shqipëri nuk kanë pranuar të vijnë. Kjo është një lojë nervash, kush bie i pari”, është shprehur më herët në media Fevziu.

Me sa duket kjo e enjte do të jetë një betejë e fortë televizive mes Klan dhe Top Channel. Këtë të enjte ka premierën edhe emisioni më i ri në Top Channel, “Open” që do të drejtohet nga Eni Vasili.



1 Comment

  1. Nuk i rruhet popullit per keto dobica politikan qe kemi,populli trim dhe liridashes duan telenovela,prandaj mbajten rralle.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *