• |
ide | kryesore

Del VIDEO/ Si u rrëmbye në mes të Vlorës 24-vjeçari i zhdukur prej 2 muajsh

Lajme, Të fundit



Prej 17 korrikut është zhdukur pa lënë gjurmë 24-vjeçari Elvis Troqe nga qyteti i Vlorës. Ai u denoncua një ditë më pas i zhdukur nga familuarët, por nga ajo ditë nuk dihet asgjë për fatin e tij. Besohet se ai është rrëmbyer nga persona ende të paidentifikuar.

Gazetari i Report Tv, Artan Hoxha ka publikuar një video që tregon momentet e fundit të 24-vjeçarit i cili pasi ka dalë nga një lokal ka hipur me dëshirë në një makinë tip Benz ku ka njohur një person, por më pas është zhdukur.

Në video duket edhe një automjet tjetër që mban nën vëzhgim makinën e rrëmbyesve. Gazetari Artan Hoxha tha se një muaj përpara rrëmbimit të 24-vjeçarit, është zhdukur edhe shoku i tij, Albano Xhaferraj. Ata ishin kthyer të dy nga Belgjika në muajin qershor dhe brenda një muaji u zhdukën të dy pa lënë gjurmë.

“Automjeti “Benz” është identifikuar. Autorët, rrëmbyesit gjithashtu dihet se kush janë, por nuk veprohet. Policia nuk vepron” – tha Hoxha.

https://youtu.be/O9TLRuiwmGg



1 Comment

  1. Ne video duket qarte se viktima futet vete ne makine.Vetem rrembimb nuk quhet.Ne kete shqiperi hale edhe viktima edhe rrembyesit jjane kriminel.Te pafajshmin nuk e rrembejn!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *