• |
ide | kryesore

11 arrestimet e Niklës/ Forca e ligjit apo show i policisë?

Kryesore



FNSH dhe RENEA mësynë mëngjesin e sotëm Nikël për arrestimin e disa personazheve të njohur të botës së krimit. Në përfundim të tij u kryen 11 arrestime. Aksioni nisi sapo fshati Nikël u zhyt në errësirë, pasi policia ndërpreu energjinë elektrike rreth orës 05.00 të mëngjesit.

Të armatosur rëndë dhe të shumtë në numër, aksioni i forcave speciale kaloi pa incidente. Për çdo të papritur, FNSH dhe RENEA kishin vendosur qitës me snajper në shtëpitë rreth familjeve Haka dhe Bami, një fakt që dëshmon për rrezikshmërinë e personave të arrestuar.

Më i famshmi prej të arrestuarve është pa dyshim Durim Bami, njeriu që pak vite më parë iu prezantua ish Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit si vrasës me pagesë, që kishte marrë përsipër të ekzekutonte Tom Doshin, për llogari të Ilir Metës.

Të arrestuarit e tjerë janë po ashtu me një të kaluar të pasur në aktivitetin kriminal si vrasje, grabitje, pengmarrje, kërcënime etj. Ata janë Valter Bami, Ylli Cungu dhe Fatmir, Marenglen dhe Bedri Haka, të gjithë persona me precedentë penalë për krime të rënda.

Por policia ende nuk ka dhënë asnjë informacion nëse aksioni është bazuar në hetime dhe dosje konkrete të bazuar në prova, apo është raprezalja e radhës, që policia kryen ndaj personave me precedentë penalë.

Pak ditë më parë, policia organizoi një aksion të ngjashëm në fshatrat Dobraç dhe Kiras të Shkodrës. Edhe aty u arrestuan emra të njohur të krimit në Shkodër, një person i fisit Bajri, Ilir Rustemi (Bajri), 42 vjeç, Astmer Bilalit, 29-vjeç ish-kampion boksi, Erogen Vaso Brajoviç, 36 vjeç, dhe Emrah Plaku, 22 vjeç.

Por pas aksionit të bujshëm të policisë, rezultoi se në sallën e gjyqit nuk pati asnjë akuzë të rëndë për të arrestuarit, me gjithë vrasjet mafioze që kanë ndodhur në Shkodër. Në gjykatë, aksioni përfundoi në akuzat për armët pa leje që iu gjetën të arrestuarve.

Të njëjtën skemë të aksioneve plot zhurmë në media, policia e ka përdorur edhe në Elbasan dhe në Vlorë pas ngjarjeve të rënda kriminale. Forcat speciale kanë zbarkuar me zhurmë duke kryer kontrolle dhe shoqërime, por në fund ka rezultuar se ngjarjet e rënda kriminale kanë mbetur sërish në mister. Mbetet për t’u parë nëse kjo është shfaqja e radhës, apo përballë të arrestuarve në Nikël, janë të dyshuar për ndonjë nga ngjarjet e rënda që kanë ndodhur muajt e fundit në Tiranë dhe Shkodër.©Lapsi.al

 



7 Comments

  1. C’jeni bere nje portal kurv me kto tiituj lajmesh qe nxirrni ne forme pyetjesh hipotetike. Kujtini se vetem keshtu mund te indoktrinoni lexusin por se kuptoni qe me dem i beni vetes tuaj e partise se gjyshit te krrusur serbofil. Po ke prova per show nxirri o derzi portal po nuk ke qepe halen se vetem policise i ben dem

    1. Ty dashka me të qep se ti qenke lale rilandase që qelb Shqipërinë.

      Kriminelët nuk i ke në Fushë Krujë, ashtu siç thotë edvini yt i dashur ata janë rugaçë, kriminelat janë nl pushtet.
      Idiot! Qelbësirë rilindase, Parazit.

  2. Mos te kane marre si “specialist” per vetingun ne Polici o VI? Me siguri vjen nga “akademizmi” hipotetik.

  3. Ne shkoder nderhyrja e policise, vendimet e mevonshme te gjykates, tregojne qe nderhyrja eshte bere per te fituar kohe. Nese te arrestuarit dalin per 1 muaj, jo vetem nuk eshte zgjidhur gje, por i eshte hedhur benzine zjarrit.
    Ne rastin e Nikles, nderhyrja duhet pershendetur. Qellimin duhet tia leme kohes. Ministri xhafa nese nuk reagon, nese nuk tregon force, do marr persiper nje kosto shume te madhe, qe nuk i takon.
    Xhafen mund ta akuzosh per shume gjera, por qe te kete lidhje apo gjunjezohet para elementit kriminal, (per ata qe e njohin nga afer) nuk e akuzon dot.

  4. Me sa dime ne ato persona aty Kane qene me dekada.Nuk dime qe ata dje,pardje Apo para nje jave te kene bere gje.Atehere ose arrestohen ? Keto veprime te policise Jane Jo shou Po vulgaritet,nje konsumim mediatik se pari i panevojshem.Ka vende sa te duash ku polcia duhet te behesh punen e saj dhe pa vije e potere.Pikerisht aty nuk Po e shohim.

  5. Personat e arrestuar sot, jene vertet kontigjent kriminal, por jo vetem ata. Gjithsesi, nese ka pergjime, apo jane gjetur arme droge, materiale kompromentueae, dhe arrihet ti lene me mase arresti burg, atehere kjo do ishte nje arritje reale e operacionit forca ligjit. Ne kete zone, jane mbyllur dhe shume vrasje te tjera. Eshte shume problematike, dhe duhet mbajtur vazhdimisht ne mbikqyrje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *