• |
ide | kryesore

Griezmann “i shqetësuar” nga mungesa e francezëve për çmimin “The Best”

Sport



Pavarësisht titullit të kampionit të botës, të cilin e fituan në verë në Rusi, asnjë lojtar francez nuk është në listën e kandidatëve për titullin e lojtarit më të mirë të vitit të FIFA-s (The Best). Ky nder i takoi Mohamed Salah, Cristiano Ronaldo dhe Luka Modric. Gjatë grumbullimit me Francën, Antoine Griezmann, një nga yjet e Bluve, ishte shprehur i habitur nga përzgjedhja e bërë nga instancat ndërkombëtare. Ndërkohë sulmuesi i Atletico ka folur sërish për këtë çështje edhe pas kthimit në Spanjë.

“Çmimi ‘The Best’, më shqetëson, është çmimi i FIFA-s dhe është e çuditshme të mos shohësh asnjë francez, . Por mirë, ne duhet të vazhdojmë të përpiqemi të luajmë sa më mirë të mundemi”, tha Griezmann i ftuar në një event të organizuar nga “Movistar”

Pra Griezmann nuk e ka kapërdirë këtë “padrejtësi”. Megjithatë, ai është përpjekur ta kalojë, duke menduar në veçanti për Topin e Artë, çmimin tjetër individual për të cilin është një ndër favoritët këtë vit. “Është më prestigjioz”, tha ai. “Shumë futbollistë e kanë fituar, ky çmim ka një histori të jashtëzakonshme. Po, sytë e mi shkëlqejnë më shumë kur e shohin këtë trofe. Por nuk mund të votoj, do të shohim çdo të ndodhë”.

Kujtojmë se në 2016, Griezmann e kishte përfunduar i 3-ti garën për “Topin e Artë” pas Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi. Ai nuk fitoi asgjë në nivel kolektiv në atë vit. Në 2018, megjithatë, ai ka tre trofe në arkivin e tij (Europa League, Superkupa Europiane dhe Kupën e Botës) dhe gjithashtu golat e shënuar në dy finale. Kjo do të jetë e mjaftueshme për të ecur më mirë dhe për t’u bërë francezi i parë që nga Zinedine Zidane (1998) që arrin këtë çmim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *