• |
ide | kryesore

Juventus, Khedira rinovon deri në 2021: Do të vazhdojmë të shkruajmë historinë

Sport



Sami Khedira dhe Juventus sërish së bashku. Klubi i Juventusit ka njoftuar rinovimin e mesfushorit gjerman deri në vitin 2021. “Për të treguar rëndësinë e tij, mjafton vetëm një fakt: që kur mbërriti 3 vjet më parë, ai është mesfushori i Juventusit që ka luajtur më shumë minuta (8882 në të gjitha garat). Sami është një nga elementet kryesore të mesfushës bardhezi dhe do të vazhdojë të jetë: Juventusi dhe lojtari, në fakt, njoftojnë se marrëdhënia e tyre do të vazhdojë deri në vitin 2021 “, njofton klubi kampion i Italisë në faqen zyrtare, duke theksuar se deri tani Khedira ka fituar 3 tituj, 3 Kupa Italie dhe 1 Superkupë të Italsië.

“Jam krenar të njoftoj se kam zgjatur kontratën me Juventusin deri në vitin 2021 – shkruan Khedira në profilin e tij në Twitter – Jam shumë krenar që jam pjesë e historisë së madhe të ekipit dhe familjes së Juventusit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *