• |
ide | kryesore

Mark Wahlberg tregon regjimin strikt, zgjim në 2 të mëngjesit dhe gjumë mbasdite

Paparazzi, Slider



Mark Wahlberg, aktori i njohur i filmave aksion dhe komedi, njihet për fizikun e tij impresionues. Duke ju përgjigjur disa pyetjeve në story-t e rrjetit social Instagram, ai ndau me të gjithë se si arrinte ta mbante trupin e tij aq në formë edhe në moshën 47-vjeçare dhe kjo ishte falë një regjimi ditor shumë të rreptë.

Sipas asaj që aktori shkruan, ditën e fillon që në orën 2:30 të mëngjesit. Pasi zgjohet, pas 15 minutash ai ka kohën e lutjes. Ne 3:15 ai ha mëngjes ndërkohë që nga ora 3:40 deri në 5:15 stërvitet. Për rreth 30 minuta ai pushon dhe në orën 6:00 ka kohën e dushit. Kur shumica prej nesh nuk është zgjuar ende, në orën 7:30 Mark shkon të luajë golf, sportin e tij të preferuar. Në orën 8:00 është sërish koha për të ngrënë ndërsa në 9:30 i dedikohet trajtimit “cryo chamber recovery”. Ky është një lloj trajtimi në një dhomë me avull e cila e ndihmon atë të marrë veten nga aktivitetet deri në atë moment dhe në të njejtën kohë e pregatit për pjesën tjetër të ditës. Në orën 10:30 është koha sërish për të ngrënë. Më vonë nga ora 11 deri në 15:00 është koha e lënë në dispozicion për familjen, punën, takimet e ndryshme dhe marrjen e fëmijëve nga shkolla. Në orën 16:00 të mbasdites ai bën stërvitjen numër dy të ditës por që kësaj here zgjat vetëm një orë. Nga kjo e deri në orën 19:30 ai ja kushton sërish familjes dhe vjen ora e gjumit. Ne zakonisht dalim në atë orë, por Whalberg duhet të flerë duke marrë parasysh në çfarë ore zgjohet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *