• |
ide | kryesore

Një tjetër i ri i zhdukur pa lënë gjurmë në Shkodër

Lajme, Të fundit



Një tjetër rast zhdukjeje personash është regjistruar në Shkodër. Një 29-vjeçar me inicialet A.D. nga fshati Naraç i Vaut të Dejës është zhdukur pa lënë gjurmë.

I riu është larguar dy ditë më parë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Familjarët e shqetësuar kanë kryer denoncimin në polici ditën e martë, por deri më tani nuk ka asnjë të dhënë për të riun.

“Më datë 11.09.2018, shtetasi N. D., 50 vjeç, banues në fshatin Naraç, Bashkia Vau i Dejës, ka bërë kallëzim se i është larguar nga banesa djali A. D., 29 vjeç, që më datën 10.09.2018. Po punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër”, – njofton policia.

Shkodra është bërë shpesh kohët e fundit qendër e ngjarjeve kriminale. Ende nuk dihet fati i dy personave, dajë dhe nip të cilët janë larguar pa lënë gjurmë nga banesa prej më shumë se një muaji. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *