• |
ide | kryesore

Objektivi i Spanjës është Europiani i 2028-ës

Sport



Sipas të përditshmes Marca, Spanja është e vendosur të mirëpresë një kompeticion madhor ndërkombëtar të futbollit në vitet e ardhshme. Diçka të cilën ajo nuk e ka bërë që nga Botërori i vitit 1982. Objektikvi numër një është Euro 2028.

Këtë të mërkurë, ëshë zhvilluar një takim mes Luis Rubiales, presidentit të Federatës Spanjolle, Gianni Infantino, presidentit të FIFA dhe Pedro Sanchez, kryeministrit spanjoll. Të tre kanë foluer për realizimin e këtij projekti dhe shanset e Gadishullit Iberik për të arritur qëllimin. Një kandidaturë që përfshinte edhe fqinjët portugez është marrë në konsideratë gjithashtu.

Kujtojmë se Spanja do ë jetë e angazhuar me organizimin e një Europiani. Atë të 2020. Por vetëm pjesërisht. Stadiumi San Mames i Bilbaos do të presë disa ndeshje të këtij edicioni, i cili do të luhet nga pak në të gjithë Kontinentin e Vjetër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *