• |
ide | kryesore

Patozi: PD sot është më keq se para 20 vitesh. Basha e ka kthyer në parti pesonale

Lajme, Të fundit



Ish-deputeti i PD-së, Astrit Patozi, ka dhënë një prononcim për mediat pas ceremonisë në përkujtim të 20 vjetorit të vrasjes së Azem Hajdarit. Patozi tha se ardhja e tij në ceremoni s’ka lidhje me Bashën dhe partinë e tij personale. Sipas Patozit sot PD-ja është më keq se para 20 vjetësh.

“Ardhja ime në këtë ceremoni nuk ka lidhje fare me Lulzim Bashën dhe as me partinë personale të tij. Unë kam ardhur sot të respektoj në radhë të parë historinë e Partisë Demokratike dhe po ashtu historinë e Shqipërisë, sepse vepra dhe vdekja e Azem Hajdarit janë të lidhura me historinë moderne të vendit.  Sot është një ditë për të kujtuar dhe për të reflektuar të gjithë si shqiptarë, por mbi të gjitha si demokratë.  Unë mendoj se Partia Demokratike, 20 vite pas vrasjes së Azem Hajdarit është në periudhën e vet më të vështirë.  Ne sot si demokratë dhe të djathtë jemi më keq se përpara 20 vjetësh, jo thjesht në numra, por mbi të gjitha në frymë, në atë që po bën opozita dhe atë që përfaqëson sot Partia Demokratike e Lulzim Bashës.  Sepse në atë kohë kur u vra Azemi, Partia Demokratike ishte në vështirësi e agresuar nga kundërshtari politik, i cili kishte realizuar një gjysmë revolucioni për të ardhur në pushtet.  Kurse sot Partia Demokratike është në këtë gjendje për shkak të lidershipit të gabuar dhe për shkak të gafave të rënda dhe keqmenaxhimit të Lulzim Bashës dhe të atyre që e rrethojnë”, tha Patozi.

 



6 Comments

  1. Luli kete detyr ka, ta coj PD-n drejt eleminimit. Ju akoma nuk e kuptoni. Te gjitha veprimet e Lulit jane te qellimsheme. Luli eshte i infiltruar ne PD.

  2. Plehra rilindas, sado gabime të ketë Lulzim Basha, është 1000 herë më mirë se edvin droga që hashashizoi vendin, që futi kriminelët në pushtet, që është lapangjoz, sepse vetëm lapangjozët lidhen me të fortët për të larguar frikërat e tyre që…që…që… që mba me pagesë plehra parazitë si puna juaj që s’dini të bëni punë tjetër vetëm se për të vjellë vrer dhe hangër mut. …..e mund të numërosh 1000 të zeza.

  3. Te kunder vihen rilindasit e qelbur, kjo pritet, sepse nga tepsia qelbesirave kane dale e keshtu do komentojne si keta kuqalet laroshe te komenteve me siper, e po te shohesh e te degjosh kete bashke shkaterrues te PDse, ne vite, e qe sot te na hiqet kaq naiv, e sikur eshte me demokrati,,, kjo eshte qe te ikesh me vrap gjaakundie te mos ti shohesh e degjojshe keta si puna e PATOZIT, Ky duhet ta pranoi qe ka kohe qe eshte bere si draperi ne doren e politikes se RAMES, Patoai ne c;do dalje sulmon BASHEN, dhe partine qe e quan partia e ”’BASHES’ por sot PDja eshte shume me demokratike, dhe ne front kunder qelbesirave te popullit, sesa ne kohen qe militonte si krimb ky kritikues me inate personale. Patozi e di shume mire kontributin e vaket qe ka dhene per PDne. dhe sot ne vend qe te jete i heshtur, sulmon. llomotit sepse keshtu i sherben me mire kuqaleve rilindas. Me e mira eshte qe te heshte, kur nuk ndihmon, e lufton banditet shtetare rilindas. Edhe ne bejme nje gjysem gabimi qe e vleresojme me kete koment.

  4. Po , PD-ja sot eshte me keq se kurre por jo per faj te Bashes por per fajin tend dhe te ca kurvave te tjera qe keni bere çfare ju ka dash qejfi dhe e degjeneruat PD-ne deri ne kete pike qe eshte sot . Basha ka faj per kete gjendje ku eshte sot PD-ja , i vetmi faj eshte se nuk hoqi edhe nja 70% te atyre si puna jote qe te behet i besueshem .

  5. Për FAX dhe xxxxxxx, Megjithëse jam kundër Patozi sot, në këtë rast, nuk jam dakord me ju për opinionet tuaja që lidhen me Patozin, sepse ai ka qenë ndër figurat më pak të përfolura kur PD ishte në pushtet dhe nuk ka qenë prej atyre figurave lepe-peqe. Sot nuk jam dakord me Patozin se e keqja më e madhe për shqiptarët këtej dhe andej kufijve është edvin droga lapangjozi, dhe të gjithë shqiptarët me mend në kokë që shohin pak më larg nga përfitimet e vogla të momentit duhet të bashkohen reth Frontit antiedvin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *