• |
ide | kryesore

Policia “tremb” të fortët e Niklës, shoqërohet vrasësi me pagesë Durim Bami

Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjashtë persona janë shoqëruar nga policia që nisi një aksion rreth orës 05.00 të ditës së sotme në Nikël. Mes të shoqëruarve është Durim Bami, vrasësi i famshëm me pagesë që iu prezantua si i tillë vetë ish Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri në zyrën e tij në ministri. Durim Bami u bë një personazh publik gjatë çështjes, Doshi-Meta, kur deputeti i Shkodrës deklaroi se po organizohej një atentat për ta vrarë.

Të shoqëruarit e tjerë janë Valter Bami, Ylli Cungu dhe Fatmir, Marenglen dhe Bedri Haka. Të gjithë persona me precedentë penalë, të akuzuar për krime të rënda që nga pengmarrjet e deri tek vrasjet. Ndryshe nga policia, të shoqëruarit njihen si “Grupi i Niklës” dhe dyshohet se kontrollet dhe arrestimet kanë lidhje me ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në Shkodër.

Mbetet për t’u parë nëse ndërhyrja e policisë do të ketë rezultat, apo ky i sotmi është show i radhës.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *