• |
ide | kryesore

Reagon Duka: Trajneri nuk preket, akuzat për arsye jo-sportive

Sport

Pas një ndeshje si ajo në Skoci ishte normale që të vërshonte një lumë akuzash ndaj futbollistëve, por kryesisht trajneri të skuadrës përfaqësuese. Christian Panucci zhgënjeu, jo vetëm në Hampden Park, sepse edhe fitorja e marrë ndaj Izraelit ishte jo bindëse dhe ndeshje shkoi shumë pranë humbjes (nëse izraelitët do të shonin të parët).
Rezultatet e italianit nuk janë shumë shprehëse, ose më saktë për anën pozitive, sepse janë vetëm tre fitore, në 10 takime, nga të cilat vetëm një është barazim. E megjithatë ish-mbrojtësi i Italisë ka mbështetjen e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe njeriut që vendos direkt të ardhmen e tij në krye të kuqezinjve.

Armand Duka, presidenti i FSHF-së, ka dhënë mbështetjen e tij për italianin në një reagim në Facebook, duke kujtuar pikët e marrë dhe duke bërë një sulm të drejtëpërdrejtë ndaj kritikëve. “Kemi marrë tre pikë dhe pësuam humbjen e parë të hënën në mbrëmje në Gllasgou. Një humbje nuk duhet trajtuar si një tragjedi” shkruan kreu i institucionit që drejton futbollin.


“Koha e llogoreve nuk vlen për askënd. Kritikat jane normale për një skuadër kur ajo humbet. Por kur këto bëhen për interesa jo sportive, nuk i shërbejnë askujt” kundërsulmon Duka, duke u pozicionuar vetë në një llogore.

është e vërtetë që pikët e mbajnë Shqipërinë në lojë, në Ligën e Kombeve, por prezantimet janë për tu harruar. Specialistët i kanë konsideruar ndeshjet më të dobëta të kuqezinjve në vitet e fundit. “Nuk e di pse Panucci kapet vetëm tek agfresiviteti në mbrojtje, – tha Starova, – kur e gjithë skuadra ishte në kaos dhe dhuroi në fushë një nga prezantimet më të këqija që kemi parë vitet e fundit”.

Në këtë pikë edhe Panucci vetë ka mbetur pa fjalë, duke bërë një konstatim që dhemb dhe duhej bërë kohë më parë: “Nëse nuk sistemojmë problemet në mbrojtje do ta kemi shumë të vështirë të fitojmë grupin”. Pikërosht kështu, konstatim i gabuar, sepse duke filluar nga ndeshjet miqësore, paqendrueshmëria difensive ishte evidente.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu