• |
ide | kryesore

‘Sulme ndaj mediave, pakicave dhe ligjit’/ BE merr masa të paprecedenta ndaj Hungarisë

F1, Planet



Parlamenti Evropian votoi për të nisur veprime disiplinore të paprecedenta kundër Hungarisë lidhur me shkeljet e pretenduara të vlerave thelbësore të BE.

Qeveria e kryeministrit Viktor Orban është akuzuar për sulme ndaj mediave, pakicave dhe sundimit të ligjit, akuza të cilat Orban i mohon.

Më shumë se dy të tretat e deputetëve mbështetën mocionin e censurës. Kjo ishte hera e parë që një masë e tillë merrej ndaj një shteti anëtar, sipas rregullave të BE.

Nëse miratohet edhe nga udhëheqësit vendas, Hungaria mund të përballet me masa ndëshkuese.

Ato përfshijnë heqjen e të drejtës së vendit për të votuar në nivelin e Bashkimit Europian.

Për çfarë akuzohet Hungaria?

Që kur erdhi në pushtet, qeveria e Orban ka marrë një qëndrim të ashpër kundër emigracionit. Ai paraqiti një ligj që e bëri vepër penale për avokatët dhe aktivistët për të ndihmuar azilkërkuesit, nën flamurin e “ndalimit të emigracionit të paligjshëm”.

Por ka pasur gjithashtu raporte për presionit ndaj gjykatave dhe sistemit zgjedhor, si dhe për korrupsion të përhapur.

Pas votimit, Parlamenti Evropian tha se ishte gjithashtu i shqetësuar për:

-Sistemin kushtetues dhe zgjedhor.

-Privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave.

-Lirinë e shprehjes dhe e fesë.

-Lirinë akademike dhe lirinë për tu shoqëruar.

-Të drejta të barabarta, veçanërisht për refugjatët dhe minoritetet si romët dhe çifutët.

Orban iu drejtua parlamentit në mbrojtje të qeverisë së tij, duke e etiketuar kërcënimin për censurë si një formë “shantazhi” dhe një fyerje për Hungarinë.

Ai pretendoi se një raport i eurodeputetëve hollandezë për Hungarinë ishte një “abuzim pushteti“, dhe përfshinte “keqinterpretime serioze të fakteve”.

Raporti për partinë qeverisëse të Hungarisë, Fidesz, pretendonte se veprime të tilla ishin “një shkelje e qartë e vlerave të bashkimit tonë (BE)”. 

Çfarë mund të ndodhë tani?

Sipas një rregulli të BE-së të quajtur ‘Neni 7’, shkelja e parimeve themelore të bashkimit mund të çojë në pezullimin e të drejtave të një shteti anëtar si një masë ndëshkuese.

Megjithatë, Hungaria aktualisht po përballet me masa “parandaluese”, të cilat sipas parlamentit janë të dizenjnuara për të shmangur plotësisht sanksionet.

Vendimi që do të merret për Hungarinë tani do t’i kalojë krerëve të 28 shteteve anëtare të BE-së.

Megjithatë, duke qënë se ky hap nuk është marrë kurrë më parë, nuk është e qartë se çfarë do të ndodhë ose kur do të ndodhë.

Pezullimi i të drejtave të votimit të Hungarisë është pasoja më serioze e mundshme, por konsiderohet e pamundur.

Edhe Polonia po përballet me procedura disiplinore, të nisura nga Komisioni Evropian në dhjetor të vitit të kaluar. Çështja ende nuk ka arritur në Parlamentin Evropian.

Çfarë reagimesh ka pasur?

Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, reagoi ashpër ndaj votimit, duke e quajtur atë “hakmarrje të vogël” të politikanëve “pro-emigracionit”.

Disa politikanë nga vende të tjera mbrojtën qeverinë e Orban. Nigel Farage i Britanisë, një eurodeputet pro-Brexit, shkroi se vendimi demonstroi “kontrollin autoritar të BE”.

Populisti holandez anti-islam, Geert Ëilders, shkroi: “Hungaria është shembull për të gjitha vendet e BE dhe Orban është hero dhe meriton çmimin Nobel”.

Por Sargentini, eurodeputetja që shkroi raportin mbi qeverinë e Orban, tha se vendimi dërgoi një mesazh të rëndësishëm se BE do të ngrihej për të drejtat e qytetarëve.

“Qeveria e Viktor Orban ka udhëhequr akuzat kundër vlerave evropiane duke heshtur mediat e pavarura, duke zëvendësuar gjyqtarët kritikë dhe jo vetëm.” tha ajo.

“Individë të afërt me qeverinë, miqtë dhe anëtarët e familjes së tyre, po e pasurojnë veten në kurriz të taksapaguesve hungarezë dhe evropianë. Hungarezët meritojnë më shumë”.

Eksperti i Amnesty International për të drejtat e njeriut në BE, Berber Biala-Hettinga, përshëndeti votimin si “historik“.

“Parlamenti Europian me të drejtë u ngrit për popullin hungarez dhe për BE-në. Ata e bënë të qartë se të drejtat e njeriut, sundimi i ligjit dhe vlerat demokratike nuk janë të negociushme”, tha ajo.

Jean-Claude Juncker, kryetar i Komisionit Evropian, tha se ai do të kishte votuar për shumicën nëse do të kishte qenë deputet.

“Komisioni Evropian po përdor mjetet që ka, duke nisur procedurat parandaluese kundër vendeve që nuk respektojnë ligjin e BE. Unë jam në harmoni me vendimin e sotëm,” u shpreh Juncker.

BBC, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 



3 Comments

  1. Judith Sargentini qe beri raportin i cili ishte nje kopje e raporteve te shoqatave te Soros eshte ne listen e publikuar nga wikileaks si mike e politikave te Soros. Nuk ke se cfare pret nga ajo injorante me fytyre si burre i shemtuar. Viktor Orban eshte hero. Emri i tij tashme ka hyre ne historine jo vetem te Hungarise por edhe te Europes si shpetimtar i saj. I vetmi burre shteti Europian qe i doli ballas komunisteve te Brukselit po ashtu si beri me komunizmin ne 1990, duke e shkaterruar ne Hungary e duke perzene trupat Ruse. Ai eshte percuesi i idealeve demokratike dhe independente te Revolucionit Hungarez ne 1956. Komunistet e Brukselit e kane te kote qe mundohen ta perulin. Ai i qendroi diktatures me te eger dhe pushtimit Rus, ndaj nuk pyet per zagaret komuniste te Soros qe kane uzurpuar BE. Shpresoj te vije shpejt dita kur popujt Europiane tu bejne gjyqin ketyre plehrave te Soros per tradhti te larte kunder kombeve te Europes. Ata po kryejne genocid e po kerkojne te roberojne popujt e Europes, duke i kthyer ne skllever te Bankave e korporatave te medha, duke nxitur emigracion te jashtligjshem nga Afrika per te zevendesuar Europianet me zezake. Eshte qesharake dhe e dhimbshme qe per popuj Europiane si Shqiptaret kane procedura shume strikte dhe i kthjne mbrapsht, nderkohe qe marrin me miliona emigrante te paligjshem nga Afrika e Lindja e Mesme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *