• |
ide | kryesore

Tenton të vrasë me armë nipin e tij, prangoset nga policia 59-vjeçari në Mirditë

Lajme, Të fundit



Një 59-vjeçari është arrestuar nga policia në Mirditë, pasi tentoi të vrasë me armë zjarri nipin e tij, shtetasin A.T. 22 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale Preng Teskës iu sekuestrua një pushkë me një karikatore me 10 fishekë.

Nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Mirditë, pas telefonatës tek Salla Operative se në Rrëshen kishte një konflikt me përdorim armë zjarri, falë një pune hetimore dhe operacionale të mirëfilltë,  është bërë ndërhyrja në kohë rekord duke parandaluar një ngjarje kriminale të mundshme, ku në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kurbin, arrestuan në flagrancë shtetasin Preng Teska, 59 vjeç, banues në Kurbin ky shtetas, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri pushkë, nipin e tij,  shtetasin A.T. 22 vjeç, banues në Rrëshen“, – sqaron policia në njoftimin zyrtar.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *