• |
ide | kryesore

VIDEO/ Tregtari nxjerr zbuluar prodhuesit: Po hamë më shume hormone se fruta dhe perime

Lajme, Të fundit



Klodian Allka është një prej tregtarëve të licencuar në Durrës, i cili përpiqet që të sigurojë prodhime organike, ose me përqindje sa më të vogël të nitrateve.

Ai ka blerë një tester të produkteve ushqimore, fruta-perimeve e zarzavateve që tregton. Me të testuam një pjesë të fruta-perimeve dhe zarzavateve të cilat përdoren gjerësisht në këtë stinë në kuzhinat e tavolinat e shqiptarëve.

Produktet e importit, duke nisur nga rrushi, molla, pjeshka janë brenda standardit të lejuar të BE-së. E kundërta ndodh me produktet e fermerëve tanë.

Standardi i BE-së për pjeprin, për përmbajtjen e nitratit është 90mg për kg. Realisht përmbajtja është 1800 mg për kg, 20 herë më shumë ashtu siç mund ta shihni në videon më poshtë.

Shalqini është në përfundim të tij. 4 herë më lart është sasia e nitratit për kg. 60 është maksimumi i lejuar, por nga shalqini në shalqin sasia varion nga 150 deri në 250 mg për kg.

Shumë e rrezikshme për t’u konsumuar, tregon testeri në disa produkte, si bostani, pjepri, shalqini e nektarina e vendit. Sasi më të lartë nitrati se maksimumi i lejuar vërehet edhe te banania.

Ky tregtar përpiqet që t’i përzgjedhë produktet organike, dhe ia ka arritur qëllimit me prodhimet e stinës, si domatet, sallatën jeshile, kastravecin e patatet e Dibrës, që në këtë stinë piqen nga ngrohtësia natyrale e diellit.

Në Shqipëri se ku e marrin mallin tregtarët e pakicës dhe çfarë produktesh tregtojnë për popullin, askush nuk e di, për aq kohë sa nuk janë të certifikuar e aq më pak të kontrolluar. Pra në ilegalitet të plotë./Durreslajm

https://youtu.be/tJaRp-wKmUM



6 Comments

  1. I thoni ketij tregtarit te licencuar se % e nitrateve e lejuar duhet te matet ne frut dhe jo ne lekure..Mjaft me keto gomarlleqe per te terhequr komente. Ky matesi qe ne shume vende deklarohet si pa kurrefare besueshmerie, e ka blere ne amazon..

  2. Po pra, mos na e shani qeverine se e kemi te forte si molla, dhe hale ne sy na e kane Kumandarin kapitalistet…

  3. Kjo seshte cershtje qevrie dhe pse jam totalisht kundra saj, sepse ka vite qe te njejtat mallra hyjne ne ate vend ku frima te caktuara kane monopolin. Ky eshte nje problem global ku dhe Albanistani ben pjese

  4. O idjot, Nitratet nuk jane hormone.Hormonet jane struktura organike komplekse qe ndihmojen frutin ose mshin ne ritjen dhe shtimin ne peshe.Kurse Nitratet jane kimikate per te mbrojtur si mishin apo frutat e perimet qe mos te demtohen nga parazit, pra te qendrojne nje kohe te gjate.Nitratet i ke edhe te konservat e cdo lloji, i hedhin ms te shumohen bakterret.

  5. Mesa ndoqa fiksin tek -tope-cenlli -nuk paskan laborator as ne fakultetin e shkencave te natyres as ne unversitetin bujqesor Kamez per te bere analizat frutave dhe perimeve per sasine e nitrateve dhe te hormoneve kurse ky tregatari na paska gjetut aparat testues ,Cudi ju te lapsit o ja futni kot ose shteti eshte i pa fuqishem ne buxhet per te blere kete aparat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *