• |
ide | kryesore

500 mijë euro kanabis mes kumbullave, pranga 25-vjeçarit shqiptar dhe italianëve

Lajme



Një grup trafiku droge u shkatërrua ditën e sotme në Itali.

Mes të arrestuarve ishte dhe një 25-vjeçar shqiptar, Denis Nuredini, banues në vendin ku u krey aksioni, Teano.

Vlera e drogës së sekuestruar shkon në 500 mijë euro.

Të arrestuarit akuzohen për kultivimin e 220 rrënjëve kanabis, me lartësi nga 1.8 deri në 3 metra, me peshë rreth 250 kilogramë, fshehur mes kumbullave, në një frutore me sipërfaqe rreth tre hektarë. Frutorja ishte në pronësi të një italiani, Gregorio Mallardo, 63 vjeç, ndërsa Nuredini shërbente si roje.

Pas kontrollit në banesën e Mallardos, karabinierët gjetën edhe 12.5 kile të tjera marijuanë, e përpunuar, si dhe një pistoletë  me pesë fishekë, plus 77 fishekë të tjerë në një kuti, të të njëjtit kalibër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *