• |
ide | kryesore

A do të hyjë opozita në zgjedhjet lokale? Berisha: Është vetëvrasje…

Lajme, Të fundit



Për ish-kryeministrin Sali Berisha hyrja e opozitës në këto kushte në zgjedhjet lokale të pranverës së ardhshme do të jetë “vetëvrasje politike”.

Gjatë intervistës në emisionin “Opinion”, Berisha tha se Rama po qeveris më keq se Ramiz Alia dhe sikur të ketë marrë qeverinë me anë të një grushti shteti.

I pyetur njëse opozita do të hyjë në zgjedhjet lokale ai tha se do të ishte gabim fatal nëse kjo ndodhte me Ramën kryeministër.

“A do të hyjë opozita në zgjedhje me Edi Ramën? Duhet të ikë Rama. Me Ramën në pushtet nuk ka zgjedhje. Është vetëvrasje për opozitën nëse shkon në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër. Kjo është thirrje për mosbindje civile” – e mbylli Berisha. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Nuk i ben mire me qendrimi me ore te gjata para kopjutrit ketij plaku te rrjedhur menderisht dhe dukshem dhe fizikisht qe dridhej gjate pyetjeve

  2. Ish President dhe kryeminister i nje vendi qe disa e quajne demokratike qe ben thirrje per te mos mare pjese ne zgjedhje!!! Mendesi katunarekomuniste.

  3. E drejte doktor po ka dhe nji gje tjeter ky popull eshte i majte komunist dhe te majtet e lene trashegimi bindjen e tyre politike ,pdja per ta eshte veriore dhe nuk votohet fati i keq i i joni ti berishe mund te besh sh sh gjera per kete vend sic i ke bere te mira dhe te keqija por ne syte e majtisteve ti je verior dhe e djatha po ashtu ,dhe si pasoje vazhdojme qeverisemi nga bijte e eterve qe ja rrasin ketij populli karmajtist nga mjesi ne darke dhe keshtu do vazhdoje ……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *