• |
ide | kryesore

Arrestohet pa bujë mashtruesi i ‘Gulf’, lihet në arrest shtëpie pas 5 muajsh arrati

Lajme, Të fundit



49-vjeçari Alban Aliko, zbatuesi kryesor të mashtrimit 5-milionë eurosh të “Gulf” është arrestuar të hënën, por Gjykata e Tiranës ktheu vendimin për të nga arrest me burg në arrest shtëpie.

Siç mëson Top Channel, arrestimi u mbajt pa u pasqyruar, por vetëm u dha një njoftim në faqen online të Policisë së Tiranës.

Vendimi është dhënë të mërkurën nga Arben Mickaj, i cili disa muaj me kërkesë të prokurorisë kishte dhënë vendimin e arrestit me burg në mungesë, por këtë herë nuk e pa të arsyeshme ta mbante në qeli, duke caktuar masën e sigurisë arrest në shtëpi, ndonëse ndaj Alikos rëndojnë akuza që kodi penal parashikon dënime deri në 10 vjet burgim.

Skema mashtruese e ndërtuar nga drejtuesit e Gulf në Shqipëri, shkaktoi një dëm të madh shumë personave, por edhe vetë shteti. Në prill, pikat e karburantit të kompanisë Gulf në Shqipëri u mbyllën befas në mes të natës dhe gjithë drejtuesit e saj u zhdukën. Me mijëra qytetarë mbetën me tollonat e karburantit në dorë, të cilat i kishin blerë, furnitorët u lanë pa paguar dhe u dëmtuan edhe bankat. Falimenti brenda ditës u hetua si mashtrim ndërsa dëmi i shkaktuar kalonte 5 milionë euro dhe mes disa persona që u vunë nën hetim si zbatues të skemës së mashtrimit, kryesori ishte Albano Aliko, menaxheri kryesor. Prokuroria dyshonte se ai me vetëdije kishte shitur tollona shumë më tepër se sa karburant kishin në gjendje. Brenda pak ditësh u grumbulluan 1.5 milionë euro. Nafta blihej nga furnitorët me 1500 lekë dhe ju shiteshin tollona klientëve me 1300 lekë.



4 Comments

  1. E paskan cuar ne shtepi pas atij zullumi, qe mashtroi e vodhi mijera euro nga abonentet etij. Po parat a do i ktheje, se ate e kthyen ne shtepi, po per cfare?Ku eshte ligji, e drejtesia. dhe kur do fitoi e verteta>>>>

  2. Kjo kohe eshte e me shume se kurre ndonjehere, ne historine e shtetit shqiptar , kohe e maskarenjve, zullumqareve, bythecerve, legenave , plerave qe kane marre pushtetin dhe po vjedhin pangopesisht si te babezitur.
    Nuk arrijne te fusin nje kriminel ne burg. Te gjithe vetem po dalin dhe lirisht vazhdojne aktivitetin e tyre kriminal, hapur ne kurriz te njerezve te mire, qe jane strukur dhe nuk po e kuptojne realisht kete te keqe te madhe qe po i kanoset. Kemi nje kryeminister kukull, te trembur e dhjere nga krimi, i cili ka frike te reagoj. Nje shtet qe ka frike te permend emrin e kriminelit, te futet ne lagje te caktuar. Nje shtet inekzistent, fantazem qe ndan leke , me llumin e kesaj shoqerie. Nje qeveri me nivelin me te dobet, e korruptuar ne kocke e palce, e kompromentuar ne ekstrem. Ca ndyresira , qe burgosen e rreckosen njerez fukarenj ne emer te ligjit te tyre, dhe ky qe vjedh dhe ben evazion as i hyn gjembe ne kembe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *