• |
ide | kryesore

Artistët që nuk e përballuan dot karrierën

Paparazzi, Slider, Stil



 Këto janë artistët të cilët nuk e shmangën dot fundit e tyre të dhimbshëm edhe pse bota mendonte se kishin jetën perfekte.

Mac Miller

 Jo vetëm këngëtar por dhe producent, ai kishte lënë shenjën e tij në muzikë që në moshën 19 vjeccare dhe mendohej se do bëhej një nga më të mëdhenjtë e skenës së hip hopit. Por vitet e fundit fatëkeqësisht ai kishte rënë pre e varësisë nga droga. E sipas miqëve të tij pas dhënies fund të lidhjes dy vjecare me yllin e popit Ariana Grande ai kishte shtuar konsumimin e lëndëve të ndaluara. Kështu duke mos pasur pranë atë që e konsideronte si dashuria e jetës së tij, fundi i erdhi pikërisht nga abuzimi, më saktë nga overdoza.

Chester Bennigton

Vokalisti i grupit të famshëm Linkin Park pas një pauze të gjatë me grupin e tij sapo kishte nisur turin për promovimin e albumit të ri. Ndërkohë që kishte dhënë disa performanca askush nuk e dinte që gjatë gjithë kohës ai ishte duke luftuar me depresionin. E kështu një mëngjes ai u gjet i vdekur në dhomën e një hoteli dhe pas hetimeve rezultoi se kishte kryer vetëvrasje.

Prince

Një nga performuesit dhe muzikantët ikonë të Amerikës, yll i popit e jo vetëm, u nda nga jeta në moshën 57 vjecare pas një overdoze me ilace, të tipit fentanil. Ai kishte qenë i sëmurë prej kohësh duke pasur disa shqetësime të vogla por gjithsesi mjekimet i kishte nevojshme. Pikërisht nga mbizdozimi me këto mjekime ai gjeti vdekjen.

2.Amy Winehouse

Një nga artistet më kontroverse por në të njejtën kohë më të talentuara të brezit të saj gjatë gjithë jetës luftoi me varësinë ndaj narkotikëve por dhe me ndarjet nga të dashurit. Ndërkohë që krijonte dhe bëntë këngët që ne i duam aq shumë, ajo përballej  çdo ditë me refuzimin nga njerëzit e afërt, me paparazët që donin të dinin gjithccka ndodhte rreth saj dhe me publikun që e kritikonte për stilin e jetesës. Në moshë shumë të re ajo vendosi se nuk ja vlente më të luftonte për jetën dhe karrierën dhe ju dorëzuar abuzimit me alkollin dhe drogën.

Robin Williams

Aktori i komedisë i cili bëri disa gjenerata të qeshin me humorin e tij vetë nuk ishte një njeri i lumtur. Ai ishte personifikimi i figurës së clown-it, pra i performuesit që argëtonte turmat dhe në mbrëmje ishte i vetëm e i trishtuar në shtëpi. Luftoi me depresionin që në fillimet e karrierës por edhe me ankthin. E teksa vitet kalonin, asgjë nuk mundi ta bënte të lumtur dhe sëmundja mendore u zhvillua akoma më shumë e në fund, humbi nga vetëvrasja, më saktë intoksifikimi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *