• |
ide | kryesore

Champions/ Tottenham pa Alli e Lloris kundër Inter

Sport



Totenham Hotspur do të ketë probleme formacioni për ndeshjen në San Siro për Champions League. Sikur të mos mjaftonte arrestimi dhe gjoba prej 56mijë euro për drejtim të makinës në gjendje të dehur, Hugo Lloris ka pësuar një dëmtim muskular në kofshë gjatë ndeshjes së Premier League në 27 gushtin e kaluar kundër Manchester United. Një problem që do ta mbajë jashtë fushave për disa javë, si ka komunikuar klubi londinez në një postim. Kampioni i botës nuk do të jetë i gatshëm për sfidën Champions kundër Inter, të martën e ardhshme në San Siro.

Pochettino do ta zëvendësojë kapitenin me hollandezin Michel Vorm, që me Tottenham ka dy prezenca në Premier League (kundër Southampton vitin e kaluar dhe ndaj Ëatford këtë vit). Në të dy rastet Spurs nuk i kanë fituar ndeshjet. Vorm, ish-Utrecht, ka vetëm një prezencë në Champions League, në fitoren 3-0 kundër Apoel Nicosia në fazën e grupeve të vitit të kaluar.

Shoqëria londinese ka njoftuar edhe mungesën e Dele Alli. Fundjavën e kaluar mesfushori anglez ka ndjerë një lodhje muskulare në humbjen e Anglisë në Ligën e Kombeve kundër Spanjës. “Jemi të zhgënjyer sepsé do të mungojë në ndeshjen kundër Liverpool e në Champions ndaj Inter, por nuk është një dëmtim i rëndë “, ka thënë Mauricio Pochettino në konferencë për shtyp.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *