• |
ide | kryesore

Donald Lu: Reforma në Drejtësi sukses. Si do ndihmojë SHBA në spastrimin e politikanëve të korruptuar

Lajme, Të fundit



I ftuar në emisionin “Real Story”, ambasadori amerikan në ikje Donald Lu, deklaroi se arsyeja pse nga sfera politike ka sulme ndaj Reformës në Drejtësi është frika.

“Është shumë e thjeshtë. Ata kanë frikë. Ishin të frikësuar në 2016-n dhe janë të frikësuar dhe tani. Shihni rezultatet. 20 gjyqtarë u hoqën, 27 janë konfirmuar.

Është një rezultat shumë i mirë për popullin shqiptar. Faza e ardhshme janë KLP, KLGJ, SPAK dhe BKH. Kjo i ka futur frikën në zemër krerëve të krimit të organizuar dhe politikanëve të korruptuar.” – u shpreh Lu.

Duke iu përgjigjur pyetjes së Sokol Ballës, se pse nga PD dhe LSI ka pyetje për mënyrën si u krye kjo reformë, Donald Lu u shpreh se qeveria amerikane do të mbajë premtimin që i ka dhënë popullit shqiptar për të ndihmuar në luftimin e korrupsionit.

“Sa i përket SPAK dhe BKH, qeveria amerikane ka bërë premtimin para jush për trajnim, këshillim, finanncim. Këtë do ta bëjë FBI.

Ne do të këshillojmë.

Jam i bindur që kur këto institucione të jenë funksionale, në vjeshtë, kjo do të jetë ndihmë madhorë për të luftuar korrupsionin në vend.” – u shpreh ambasadori amerikan.

/Lapsi.al



2 Comments

  1. Sa mire qe jane keta. I lane te vjedhin tani do ti bejne te paguajne. Eshte nje investim dhe nje vullnet qe do i shkohet deri ne fund. Lajmi me i mire per popullin shqiptar. Na kane qeverisur hajdute me cizme, qe kane mberthyer pushtetin, bejne kompromise ne rreth te ngushte pozite-opozite dhe jeta vazhdon. Populli i thjeshte gjithnje e mi verfer, gjithnje e me i papune, jemi kthyer ne skllever. Te ben moral monika, ilir meta, edi rama, sali berisha, lul basha ca ministra dhe ish ministra, peshkaqene te korrupsionit dhe ti ke i detyruar ti degjosh. 30 vjet e njejta loje. Nderhyrja e SHBA e vonuar, por me mire vone se kurre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *