• |
ide | kryesore

Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, hetimet zbulojnë prova të reja

Lajme



Shtatë ditë pas vrasjes së shqiptarit Fatmir A. në Spanjë, raportohet se janë gjetur prova të reja që mund të çojnë në zbardhjen e krimit.

Media lokale “Diari de Tarragona” shkruan se një makinë e djegur e gjetur nën urën “Riudecanyes”.

Sipas hetimeve, rezulton se është e njëjta e përdorur në vrasjen e shqiptarit në lagjen “Carrilet Reus“, në provincën e Terragonës në Katalonjë.

Dyshimet e hetuesve janë se pas krimit, autoret i kanë vënë flakën makinës poshtë urës, ndërsa mbetet ende e paqartë nëse kanë përdorur një tjetër makinë për të vijuar arratinë.

Brenda makinës së djegur është gjetur edhe një armë zjarri.

Pistoleta është duke u analizuar në departamentin e balistikës për të zbuluar nëse është përdorur në vrasjen e shqiptarit. Zjarri në makinë mund të ketë eliminuar çdo gjurmë të autorëve, megjithëse ky zbulim mund të jetë çelësi i parë drejt zgjidhjes së çështjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *