• |
ide | kryesore

Gjendet makina e autorëve të vrasjes së shqiptarit në Spanjë

Arkiva



Policia spanjolle ka gjetur makinën dhe armën e krimit që u përdor në vrasjen e shqiptarit Fatmir A. më 5 Shtator. Automjeti u gjet i djegur poshtë një ure disa kilometra larg vendit ku kishte ndodhur vrasja. Brenda makinës në flakë u gjet edhe arma e krimit, një pistoletë.

Dyshohet se autorët e vrasjes janë larguar me një makinë të dytë pasi dogjën automjetin e parë për të mos lënë gjurmë. Edhe pse fillimisht dëshmitarët thanë se kishin parë një makinë Peugeot 206 ngjyrë të zezë, e vërteta është se bëhet fjalë për një fuoristradë ngjyrë të zezë.

Ndërkohë, pistoleta e gjetur është dërguar në laboratorin e armëve për t’iu nënshtruar ekspertizës balistike, që do të konfirmojë nëse bëhet fjalë për të njëjtën pistoletë që u përdor në vrasjen e 43-vjeçarit.

Dyshohet se Fatmir A. është ekzekutuar për hakmarrje. Në vitin 2008, në Spanjë ai kishte vrarë një 26-vjeçar shqiptar të quajtur Alfons C. Në atë kohë, 43-vjeçari u dënua me 6 vite burg. Fatmir A. dhe Alfons C. shkëmbyen zjarr nga makinat e tyre në një pikë karburanti. Sipas raportimit të mediave spanjolle 10 vite më parë, 26-vjeçari kishte qëlluar i pari, ndërsa 32-vjeçari ishte kundërpërgjigjur. Ata kanë pasur një konflikt më herët me njëri-tjetrin, dyshohet për trafik droge apo prostitucion.

Dhjetë vite më vonë, Fatmir A. u ekzekutua mesnatën e 5 Shtatorit në zonën e Reus në provincën Tarragona të Katalonjës. Autoritetet spanjolle janë duke vazhduar hetimet për të zbardhur identitetin e vrasësit/ve, megjithatë nuk ka shumë shpresë nëse nga automjeti i gjetur do të nxirret ndonjë gjurmë gishtash, për shkak ta zjarrit. /tvklan.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *