• |
ide | kryesore

Guardiola premton kthimin tek Barcelona: “Do ta mbyll aty ku e nisa”

Sport



Menaxheri i Manchester City, Pep Guardiola dëshiron të rikthehet në Barcelonë para se të përfundojë karrierën e tij si trajner për të marrë drejtimin e ekipit B.
Guardiola mori kontrollin e Barça B në vitin 2007 përpara se të bëhej trajner i ekipit të parë një vit më vonë, pas largimit të Frank Rijkaard. Ai ka fituar tre tituj të La Liga, dy Champions League dhe dy Kupa të Botës për Klube në një periudhë katërvjeçare të paharrueshme, përpara se të përjetonte një sukses të me Bayern Munichun.
Tashmë në sezonin e tij të tretë me City, ai shpreson të mbrojë titullin e Premier Ligës që fitoi vitin e kaluar me 100 pikë rekord dhe tashmë ka lënë të kuptohet se do të qëndrojë në Angli për një dekadë.
“Ekipet e mia do të përpiqen të luajnë ashtu siç dua”, i tha ai Jorge Valdano për Universo Valdano. “Unë do ta mbyll aty ku kam filluar, fazat e mia të fundit do të jenë me ekipet e të rinjve, shpresoj se do të jetë Barça”.
Guardiola tashmë ka përjashtuar kthimin në Camp Nou për të trajnuar ekipin e parë të Barcelonës, por ka qenë i lidhur me një kthim të mundshëm si drejtor sportiv. Kontrata e tij me City përfundon në fund të sezonit 2020-21.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *