• |
ide | kryesore

Historia – Muça, rikthimi në fushë i një kampioni

F1, Sport



7 Marsin 2017 e mban mend mirë. Ishte hera e fundit që Gentian Muça zbriste në fushë me fanellën e Tiranës. Që nga ajo kohë, mbrojtësi shtatlartë ka kaluar një kalvar të lodhshëm beteje, kundër një sëmundje, që nuk e vuri dot përfund. Një vit e gjysëm nga ndeshja e fundit që kishte parë shtatlartin të zbriste në fushë, Gentian Muca rigjen Tiranën dhe pasionin e tij më të madh, futbollin. Mucës i kishte munguar Tirana dhe klubit lojtari, ndaj për ti uruar rikthimin i ka kushtuar edhe një promo sinjifikative. Muca është i etur për fushën, problemi është i arkivuar ndaj dhe lojtari përgjigjet shkurt, në daljen e parë për mediat…

“Më duket sikur ishte dje – tha mbrojtësi. –Futbolli ma jep këtë ndjesi dhe jam i lumtur që u ktheva. E quaj të kaluar pauzën e gjatë dhe nuk dua më ta kujtoj”.

Mbrojtësi ka treguar karakter njësoj si në fushë, duke u ngritur në këmbë me kurajë, për tu kthyer më i fortë se më parë. Mendimi i parë është për momentin që po kalon Tirana, në javët e para të kampionatit, pas rikthimit në Superiore.

“Nuk mundem ende të zbres në fushë për të luajtur, sepse nuk I kam minutat. Besoj për rreth një muaj apo dicka më shumë do të jem gati për skuadrën. Shpresoj ta ndihmoj të bëjë më mirë, edhe pse kam bindjen se situata do të ndryshojë, sepse duhet vetëm koha e përshtatjes së të ardhurve të rinj”.
Rikthimi i Mucës mund te jetë shenja e parë e kthesës. Mund të jetë mbrojtësi blerja më e mirë e sezonit…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *