• |
ide | kryesore

I urojnë vdekjen e fëmijëve në Instagram, tërbimi i Bonuccit: “Je një ndyrësirë”

Sport



“Duhet të të vdesin të dy fëmijët”. Ky është mesazhi që ka marrë në Instagram futbollisti i Juventus e Kombëtares së Italisë, Leonardo Bonucci. Një sulm i turpëshëm nga një “hater”, të cilit futbollisti, baba i dy fëmijëve, nuk mund të mos i përgjigjej. “Ndoshta një ditë do të jetojmë në një botë më të mirë, por për momentin shpresoj të mbaj larg fëmijët e mi nga kjo botë këtu. Kjo e këtyre njerëzve. Kjo e dhunës së bërë përmes xhesteve, fjalëve e mendimeve – ka shkruar Bonucci, duke postuar edhe mesazhin e marrë – Tani fshije profilin, ndrysho account, thërrit dikë të të japë një dorë, veteëm se askush nuk mund të të largojë nga ndyrësira që je”.

Nuk është hera e parë që Bonucci vihet në shenjestër. Por këtë herë futbollisti ka dashur ti thotë stop. Mbi të gjitha sepse shpeshherë përfshihen edhe fëmijët e tij e, në vecanti, Matteo i vogël, që në korrik 2016, iu nënshtrua një ndërhyrje delikate kirurgjike për shkak të një patologjie akute. Fatmirësisht tani djali gëzon shëndet të mirë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *