• |
ide | kryesore

Justin Bieber, një nga vikimat e shpëtuara nga droga

Paparazzi, Slider



Përdorimi në masë i lëndëve narkotike të VIP-ave të Hollywoodit e jo vetëm është bërë një problem shumë i madh. Mac Miller ishte viktima e radhës dhe për shumë pak edhe demi Lovato rrezikoi jetën.

Por duket se edhe një tjetër këngëtar i njohur siç është Justin Bieber paska qenë shumë afër ndarjes nga jeta. Ka qenë menaxheri i tij Scooter Braun i cili në një intervistë për “The Red Pill Podcast” është shprehur se ka kaluar shumë vështirësi me këngëtarin. Justin në moshën 19-vjeçare ka qenë një konsumues i rregullt i lëndëve narkotike dhe Scooter ka qëndruar gjithmonë me frikës se ai mund të humbiste jetën në një moshë shumë të re.

“Kisha shumë frikë se do ta humbisja dhe nuk më zinte gjumi. Mendoja se me aq shumë sa pinte gjatë natës nuk do të ishte në gjëndje të zgjohej në mengjes” – tha Scooter.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *