• |
ide | kryesore

Kinë/ Makina hyn në mes të turmës, 11 të vdekur në Pekin

Planet



11 njerëz kanë vdekur në Kinën Jugore, pasi një person që drejtonte një fuoristradë u fut në një park të mbushur me njerëz, dje në mbrëmje, raportojne mediat kineze.

Tre vetë u shpallën të vdekur menjëherë në Henyang City, ku ndodhi aksidenti dhe drejtuesi Yang Zanyun, 54 vjeç, një banor i Hengdong County, u arrestua menjëherë.

“Yang besohet të ketë kryer me dashje aktin, pasi më pas sulmoi ata që kalonin pranë me një thikë dhe me një lopatë. Dyzet e katër persona u plagosën në total’’, sipas gazetës “The Daily’s People”. Policia ka nisur hetimet, por mësohet se Yang Zanyun është një person me të shkuar kriminale, thanë burimet policore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *