• |
ide | kryesore

Lu: Emiljano Shullazi kërcënoi prokurorët

Lajme, Të fundit

Donald Lu përsëriti qëndrimet e tij kritike ndaj policisë dhe sistemit gjyqësor, për menyrën se si kriminelë si Lulzim Berisha dhe Klement Balili vazhdojnë të qëndrojnë të lirë në vend, ndërsa Emiljano Shullazi kërcënon prokurorë dhe gjykatës.

“Unë, për vete, jam i skandalizuar që dy vjet e gjysmë pasi qeveria greke nxori urdhër-arrestin, ende nuk e kemi kapur Klement Balilin. Jam i skandalizuar që Lul Berisha lirohet herët nga burgu dhe që mund të ecë i lirë nëpër rrugët e Durrësit. Dhe jam i skandalizuar që këtë javë që keni gjyqin e Shullazit, ku Shullazi vetë ka kërcënuar gjykatës dhe prokurorë, aq sa prokurorët as nuk shkojnë në gjyq.  Si ka mundësi që ky vend të ecë përpara kur ndodhin këto gjëra? E di që Fatmir Xhafaj dhe Arta Marku dhe Ardi Veliu do të gjykohen mbi faktin nëse do të jenë të aftë t’i vënë këta kriminelë pas hekurave.” – u shpreh Donald Lu në emisionin “Real Story”.

1 Comment

  1. Po reforma e lu e solli arta markun xhafen tahirin etj nevojtore njerez qe lu u shkonte ne zyre i mbeshteste ne luften kunder krimit gjoja..luften e supozuar kur policia qe duam eshte byth e brek me krimin.
    Dhe stha gjysem fjale kunder hashashizimit, zgjedhjeve qe s ishin zgjedhje kunder roshit frrokut bushit prenges ndokes etj kriminele pjese e enturazhit te rames

    Legen ambasador.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu