• |
ide | kryesore

Lufta e së enjtes në TV/ Berisha rikthehet te Fevziu, kundër Ramës. Lu, lamtumirë nga Sokol Balla

Lajme



Beteja e së enjtes mbrëma po premton të jetë e ashpër që në startin e saj. Sot tre ekranet më të mëdha në vend kanë shpallur një konkurencë dhëmbë për dhëmbë me njëri tjetrin. I pari u mor vesh lajmi se Emisioni i Eni Vasilit, i cili ndryshe nga Nevs 24, nuk do të quhet më “Studio e Hapur” por “Open” do të startojë në Top Channel as më pak as më shumë sesa me vetë Edi Ramën. Kryeministri do të rikthehet të enten në Top Channel pas bojkotit 6 mujor që i bëri emisionit “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit çka thuhet se ishte edhe një nga shkaqet të largimit të tij nga ky ekran për të shkuar drejt Nevs 24.

Me që jemi tek rikthimet, sensacional është ai i Sali Berishës pas 5 vitesh në studion e Fevziut. Berisha nuk shkelte aty që prej fundit të mandatit të tij si kryeministër kur vendosi t’a bojkotojë Opinion-in, megjithëse ruajti marëdhënie të mira me mediat Klan. Sipas burimeve brenda emisionit çështjet kryesore që do të trajtohen janë ati të ndryshimit të kufijve të Kosovës dhe Serbisë të lidershipit në PD, por nuk do të mundojë edhe kritika ndaj qeverisjes së Ramës. Berisha do të jetë përballë Andi Bejtes, Robert Rakipllarit dhe Lorenc Vangjelit.

Ndërsa dy emisionet e mësipërme kanë në epiqendër rikthimin, Real Story i regjistruar dje në mesditë, do të fokusohet tek një largim. Sokol Balla i ka marrë ndërkohë intervistën e fundit në Shqipëri para largimit (sot) ambasadorit amerikan Donald Lu dhe do të flasë me të lidhur me reformën në drejtësi, bilancin pozitiv apo negativ të saj.

“Sa here foli vendosi fatin e dikujt: Roshit, Llalles, Tahirit, reformes ne drejtesi. Donald Lu largohet nga Shqiperia si ambasadori me i suksesshem por dhe me i kontestuar. Po cilat jane pengjet, dështimet dhe sukseset e tij gjatë tre vjeteve ne Shqiperi”? thuhet në promon e këtij emisioni.

Siç, shihet do të mjaftonte edhe vetëm një nga këto përballje, që e enjtja e politikës të ishte e tejmbushur. Por fakti që të tre emisionet janë në një ditë dhe në të njëjtën orë (21 00) dëshmon se që në startin e saj beteja për audiencë e së enjtes në mbrëmje ka nisur e ashpër.

©Lapsi.al

 



9 Comments

  1. Berisha merr audiencen. E sigurte. Gjeja ne e parashikueshme eshte Lu qe shkon te Balla. Tamam aty ku e con Fuga.

  2. Po cfare lufte mor aman se na hapet barkun. Ata tallin bythen me ate milet ordiner dhe mire jua bejne.50 vjet Enveri i vrau, burgosi dhe degjeneroi si familje tashti ja ka lene stafeten ketyre. Nje popull qe i bente durat gjak duke duartrokit kur udheheqesi u thashte dhe bar do hame por parimet nuk i shkelim eshte vari Bertin

  3. Pervec Ambasadorit Lu te gjithe jane hajdute! Lufta e te medhenjve kriminele dhe lufta e mercenareve dhe mediokreve te Blendit,Balles,Vasilit! Flet paraja e gjakut te hedhur tani per te shpetuar koken!

  4. Top Kanali eshte Zeri i Popullit elektronik i Partise meqe eshte mbylle ajo leter.Po te kish gazetare tamam ne Shqiperi,te tregoj une a do guxonte Edi Rama te delte ne televizor.Me gazetare te paafte dhe te inkriminuar,me Popull breshke dhe thellesisht katunar,Edi Rama guxon te Dale ne TV.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *