• |
ide | kryesore

Michelle Obama, gati librin e saj të parë

Paparazzi, Slider



Edhe pse tashmë është larguar nga Shtëpia e Bardhë, ajo kujdeset që herë pas here të japë mesazhe mjaft frymëzuese dhe të ndihmojë njerëzit në nevojë.

Ajo bashkë me ish-presidentin Barack Obama dhe vajzat e saj nisën një jetë të re pas përfundimit të mandatit, jashtë vëmendjes së mediave dhe përgjegjësive politike. Por sigurisht ato nuk ndaluan me projektet e tyre dhe patën edhe një lloj reflektimi, gjë të cilën Michelle e ka pasqyruar në një projekt mjaft të madh, siç është publikimi i një libri i cili do t’i japë mundësi njerëzve ta takojnë atë.

Ka qenë vetë ajo që ka postuar në Instagram lajmin se tashmë ka përfunduar puna me librin e saj i cili do të publikohet më 13 nëntor. Ajo e ka konsideruar si një ditë mjaft të rëndësishme për të dhe është e lumtur që do të ndajë me botën periudhën jashtë Shtëpisë së Bardhë, ku ka pasur mundësi të mendojë për njerëzit, historitë dhe të gjitha eksperiencat që e bënë të jetë kjo që është sot.



1 Comment

  1. Hello there,

    My name is Aly and I would like to know if you would have any interest to have your website here at lapsi.al promoted as a resource on our blog alychidesign.com ?

    We are in the midst of updating our broken link resources to include current and up to date resources for our readers. Our resource links are manually approved allowing us to mark a link as a do-follow link as well
    .
    If you may be interested please in being included as a resource on our blog, please let me know.

    Thanks,
    Aly

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *