• |
ide | kryesore

Misteri që mbulon vrasjen e të riut shqiptar në New York

Lajme, Të fundit



Ndërsa fillimisht u raportua se ai ishte qëlluar me armë zjarri, mediat amerikane shkruajnë se ende nuk është e qartë nëse shqiptari 23-vjeçari u vra nga plumbat, apo nga goditjet me thikë.

“Policia fillimisht tha se Frashëri ishte qëlluar me armë zjarri në qafë dhe kraharor. Por një raport i publikuar më 12 Shtator nga Daily News, thoshte se shkaku i vdekjes kishte qenë goditja me thikë dhe theksonte se policia kishte menduar se shqiptari ishte vrarë me armë pasi kishin gjetur gëzhoja në vendin e ngjarjes”, shkruan Brooklynreporter.

Frashëri u vra rreth orës 18:00 (me orën lokale) të 7 shtatorit në 93rd Street dhe Fourth Avenue, pas një sherri.

Policia ka vënë në dispozicion një shpërblim prej 2500 dollarë dhe një numër për këdo që mund të ketë parë ngjarjen dhe të ndihmojë në identifikimin e vrasësit.

Ndërkohë një anëtar i Këshillit të New Yorkut i shtoi shpërblimit dhe 1 mijë dollarë të tjera

“Po shtoj 1 mijë dollarë nga paratë e mia, si shpërblim për çdo informacion që mund të çojë në arrestimin dhe dënimin e personave përgjegjës për vrasjen e Grei Frashërit“, tha Brannan. “Mesazhi jonë duhet të jetë i qartë si kristali: Kjo lloj dhune nuk do të tolerohet në komunitetin tonë. Nuk më intereson cilat janë rrethanat, nuk do të vrisni dikë në rrugët e lagjes time dhe t’ia hidhni paq. As sot, as kurrë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *