• |
ide | kryesore

Ndarja e Kosovës/ Rama mes joshjes nga ShBA dhe frikës nga Merkel

Arkiva, Kryesore

Edi Rama, megjithëse i është shmangur me insistim një përgjigjeje për ndarjen e Kosovës, ka renditur për herë të parë një sërë argumentash që janë pro saj. Ndërkohë që të gjithë kanë folur dhe janë shprehur për propozimin e Hashim Thaçit për të këmbyer teritore me Serbinë, Edi Rama ka refuzuar të prononcohet mbi këtë temë. Shpesh herë i akuzuar se qëndron mbas palnit të miqve të tij Thaçi dhe Vuçiç për të krijuar një Shqipëri dhe një Serbi të madhe, Rama u lëkund shpesh herë mes përgjigjes politikisht korrekte : « Nuk është koha që të flas » dhe evidentimit të argumentave që janë pro një marëveshjeje që duket se po gjen përkrahje edhe në ShBA.

Lexo me tej:

Berisha: Ju them pse hesht Rama për negociatat Kosovë – Serbi

«Kjo ende nuk është një platformë por vetëm një ide, ndaj unë nuk mund të përgjigjem » tha ai. Rama ka vazhduar të mos i përgjigjet, pyetjeve të Eni Vasilit në emisionin e ri « Open » duke këmbëngulur se « nuk flas në emer të Kosovës » dhe duke thënë : « Shqipëria ka detyrimin të mbështesë fuqimisht Kosoven dhe çfarë përfaqesuesit e zgjedhur të Kosoves do të vendosin».
Por, ajo që u vu re ishte se qëndrimi i Ramës qe krejt i ndryshëm nga ministri i tij i jashtëm që foli për « hapjen e kutisë së Pandorës ». Nga nënteksti i pa thënë shqeto kuptohej se fjalët që zgjidhte Rama ishin më shumë pro një ndarjeje që mund të sjellë më pas bashkimin e dy pjesëve të kombit shqiptar
« Kjo mundësi mund të mos na jepet më edhe për 30 vjet », « në mendimin tim SHBA është pro », « pse nuk flisin për mundësinë e bashkimit kombëtar », tha Rama i cili kur u pyet nga Vasili për kancelaren Merkel që është kundër ishte i qartë kur u përgjigj : « Merkel mund të jetë kundër, por këtu flasim për atdheun tonë dhe jo për atë të kancelares ».
Pra me sa duket kryeministri shqiptar tashmë e ka bërë zgjedhjen e tij, të cilën po heziton t’a thotë publikisht.

©Lapsi.al

5 Comments

  1. Ky eshte kryeministri me medioker,arrogant,drogaxhi,mashtrues qe nuk ka njohur deri tani historia e ketij vendi .Njeriu me i peshtirosur ,me brutal dhe kjo u pa dhe tek tope-cenlli me -mrika vasilin-ku hiqeshe si me i dituri i rruzullit tokesor ku nuk eshte pervec se nje zhgarravinas i rendomte.

  2. Sa ngjante me saliun mbreme,por saliu ishte mbushur mire mbreme,mbas5 vjetesh nuk ishte mire dukej i rrjedhur,pjerdhur po prek fundin po ju o te mjere cfare do beni,ju keshilloj bjerini me dore

  3. E degjova me vemendje kryeministrin per ceshtjen e kufijve. Pastaj ne youtube dhe nja 5 here te tjera. Teresisht i paqarte. Dukej si i papergatitur. Nuk dinte as ta verdalliste bukur politikisht. Konfuz, kaotik dhe kuptohet. Eshte nje teme , qe do njerez te ditur , patriot, qe e njohin historine. Do njerez qe kane reputacion dhe qe ju degjohet fjala. Asnje nga keto qe permendem me lart, kryeministri jone nuk e ka, nuk e zoteron. Si rrjedhoje, as fjala si ka as hije as peshe, nuk e degjon kerkush. Ndaj me mire qe nuk u shpreh, se do behej qesharak, e do dekonspirohej totalisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu