James Rodriguez ka përfituar nga kjo pauzë për shkak të impenjimeve të kombëtareve për të bërë një udhëtim në Izrael, ekzaktësisht në Tel Aviv. Futbollisti i Bayern Mynih ishte në shoqërinë e së motrës, Juana Valentina, por ky nuk ishte vetëm udhëtim familjar.
Sipas mediave lokale James është parë në shoqërinë e një modele të bukur venezueliane. Bëhet fjalë për Shannon de Lima, ish-gruaja e këngëtarit Marc Anthony e ish-e fejuara e boksierit Canelo Alavarez.

Dyshja ka darkuar në një restorant në Tel Aviv e duket se lidhja është bërë serioze. të dy janë takuar në Miami në gusht, gjatë turneut veror të Bayern. Që kur James u divorcua nga Daniela Ospina, si shkak u përfol modelia ruse Helga Lovekaty, por sic duket zërat këtë herë paskan qenë të pavërtetë.
