• |
ide | kryesore

Panik në një pallat në Burrel, zjarri alarmon 50 familjet që jetojnë në ndërtesë

Lajme, Të fundit
zjarrfikese.jpg



Rënie një zjarri në një pallat në Burrel ka shkaktuar panik në banorët e ndërtesës. Flakët kanë përfshirë katin e parë të pallatit  në të cilin nuk banonte njeri. Zjarri ka frikë për rreth 50 familje që banojnë në pallatin e ish oficerëve dhe bizneseve aty pranë.

Qytetarët kanë lajmëruar menjëherë policinë dhe shërbimin zjarrfikës në Bashkinë e Matit, por edhe të repartit të ushtrisë të cilat mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes.

Fatmirësisht zjarri u vendos nën kontroll pa shkaktuar ndonjë dëm. Grupi hetimor nisi punën për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa mësohet që zjarri të ketë qenë i qëllimshëm pasi në katin e parë prej vitesh janë krijuar mbeturina dhe janë vendosur orendi shtëpiake të papërdorshme.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *