• |
ide | kryesore

Patozi: Pse vettingu në politikë nuk do të realizohet

Lajme, Të fundit



Sipas Astrit Patozit, nisma për vettingun në politikë është e parealizueshme.

Kritiku i Bashës u shrpeh në emisionin “Top Talk” se palët po mundohet t’i lënë dopio gjashtën në dorë njëra-tjetrës, ndërsa Lulzim Basha po përdoret nga Rama.

“Nuk më pengon asgjë të them se, në rast se Basha e ka seriozisht sfidën apo projektin e vettingut, unë do ta mbështes në të gjitha rastet. Por dyshoj te ky seriozitet, sepse kam parë zhvillimet pas lançimit të idesë, që më lënë një shije të keqe. Mënyra sesi janë sjellë palët që nga dita e anonçimit nga Basha, është e tillë që të krijon idenë e një teatri, ku të dyja palët nuk duan që të bëhet, por që po përpiqen me shumë sforco që t’ia lënë dopio gjashtën në dorë palës tjetër. Është një ngjarje e sigurt. Është një truk i të dyja palëve, por në këtë rast opozita ka më shumë përgjegjësi për dy arsye: së pari, sepse ishte ajo që e lançoi dhe mund ta evitonte nëse nuk e kishte seriozisht; dhe së dyti, sepse opozita është ajo që duhet ta shkundë pushtetin që të shkojë në moralin e saj”, – tha Patozi.

Pak ditë më parë, Lulzim Basha shpalosi nisëm e PD për vettingun në politikë, projektligj që u dorëzua edhe në Kuvend. Kjo iniciativë gjeti mbështetjen edhe të kryeministrit Edi Rama, i cili ftoi Bashën që të uleshin në tryezë për bashkëpunim. Projektligji në fjalë kërkon që përveç gjyqtarëve dhe prokurorëve, pjesë e ‘sitës’ së vettingut të bëhen edhe politikanë, zyrtarë institucionesh, duke mos përjashtuar as kryeministrin.



3 Comments

  1. Edhe puna më e lehtë nuk bëhet nqs nisesh me mendimin se nuk bëhet.

    Të gjithë duhet të kuptojmë se pa veting të politikës Shqipëria e ka të ardhmen të dyshimtë.

    Problemi është sa më shpejtë, por që do të bëhet as që diskutohet.

  2. Te hiqesh si psikolog, e te besh alibi me propozimin e domosdoshem per vetingun, qe opozita ka bere, eshte poshtersi politike qe gjendjen e soteme te ketij pushteti te koruptuar, ta leshe ne syatukuo, pra te vazhdojne akoma te qelburit e politikes qe te na vjedhin, mashtrojne, e falimentojne tere nje ekonomi, e popull ne kohet e demokracise se brishte. Andaj, vetingu i juaj,, e i tere politikaneve qe jane e kane qeneduhet, e eshte i domosdoshem qe shoqeria e politika te ecin ne rrugen reale te demokracise. Patoz; je kundershtar i PDse, por je edhe i demokracise qe po kerkon sot shumica e shqiptareve, nga ty, e ataqe mendojne siti, inatcore, e tendencioze nuk presim te reja ne udhen demokratike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *