• |
ide | kryesore

VIDEO/ Berisha shkel në “Opinion” pas 5 vitesh, Fevziu zbulon kush ndryshoi…

Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha u rikthye pas 5 vitesh e gjysmë në emisionin Opinion në TV Klan. Berisha ishte i ftuar të flasë për tema që lidhen me zhvillimet në rajon si dialogu Kosovë – Serbi dhe çështje të politikës së brendshme.

Që në nisje të emisionit, gazetari Andi Bejtja, pjesë e panelit tha se lajmi i parë ishte rikthimi i Berishës në Opinion dhe për këtë duhet të shpjegojë nëse ka ndryshuar ai apo Blendi Fevziu që drejton emisionin.

Përgjigjen ia ka kthyer vetë Fevziu: “Po ta jap unë përgjigjen. Por e marr unë përsipër që kam ndryshuar” – i tha gazetari pa e lënë Berishën të shprehet.

Në videon më poshtë është mbërritja e Berishës në TV Klan ku siç shihet e ka pritur Drejtori i Përgjithshëm Aleksandër Frangaj dhe kryeredaktorja e “Opinion”, Desada Metaj dhe jo gazetari Blendi Fevziu. ©LAPSI.al

 

View this post on Instagram

 

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha në #TvKlan dhe #KlanHD! www.tvklan.al

A post shared by tvklan.al (@rtvklan) on



2 Comments

  1. E c;fare ka ketu,ky nuk eshte lajm,ky eshte tamam nje hipokrizi dhe servilizim ne dyja anet.Shkoni dhe hapni ndonje grope dhe futuni branda.Nevojtore fare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *