• |
ide | kryesore

Weah nuk njeh moshë, presidenti kthehet në fushë 52 vjec

Sport



Në 1 tetorin e ardhshëm do të jetë 52 vjecar, por është akoma shumë në formë për të luajtur si titullar e për gati 90 minuta me përfaqësuesen e Kombëtares kundër Nigerisë (që në fund përfundoi 2-1). George Weah, ish-sulmues i Psg e Milan e aktualisht president i Liberisë, është kthyer në fushë 15 vjet nga tërheqja e tij, për një miqësore, që lindi si preteks për të përhequr fanellën me numër 14, e preferuara e Topit të Artë 1995, sportisti më i famshëm në historinë e futbollit liberian.

Ish-sulmuesi është kthyer në fushë, me shiritin e kapitenit, së bashku me lojtarët që përbëjnë organikën e Liberisë. Weah luajti nga minuta e parë dhe është zëvendësuar vetëm në minutën e 79. Për të duartrokitje të shumta për cdo top të prekur dhe standing ovation në fund nga i gjithë stadiumi i Monrovia, edhe pse nuk arriti të shënonte.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *