• |
ide | kryesore

Zbardhet grabitja në minierën e Munellës, një në pranga

Lajme, Të fundit



Disa ditë pas grabitjes me armë dhe maska në minierën e Munellës në Pukë, është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes.

Policia e Pukës ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit Florian Bunaj, nga Mirdita. Sakaq, janë shpallur në kërkim dy persona të tjerë.

Sipas kompanisë që operon në këtë minierë, dy personat e shpallur në kërkim, janë punonjës të saj.
Sakaq, është njoftuar se puna do të rifillojë të hënën, pasi për shkak të grabitjes, procesi ishte pezulluar.

Në 10 shtator, persona të maskuar, pasi kërcënuan me armë rojën e objektit, granitën disa kabllo elektrikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *