• |
ide | kryesore

Akuza e fortë e Donald Lu: Llalla i korruptuar, u përpoq të pengonte reformën në drejtësi

Lajme, Të fundit

Në deklaratat e tij të fundit në emisionin “Real Story”, para largimit të tij nga Shqipëria diplomati amerikan Lu nuk nguroi që të bëjë një krahasim mes ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe kryeprokurores Arta Marku.

Pasi e vlerësoi si person serioz dhe profesioniste që është përpjekur të bëjë detyrën e saj. Ndër të tjera ai u ndal dhe tek Adriatik Llalla;


Nuk kam asgjë personale kundër Z. Llalla. Mendoj se shumë shqiptarë dhe unë personalisht ndjejmë se Z. Llalla përfaqëson zyrtarët e shumtë që janë përpjekur të pengojnë zbatimin e reformës së gjyqësorit. Gjithashtu, Sekretari i Shtetit e ka shpallur Z. Llalla si zyrtar të lartë të korruptuar. Prokurorët, në Shqipëri, po e hetojnë aktualisht për pastrim parash, korrupsion dhe shpërdorim detyre. Kemi përgëzuar vendimin e gjykatave për të sekuestruar asetet e tij shumë të mëdha të pashpjeguara dhe kemi nxitur gjyqësorin në vend që të kufizojë lëvizjet e tij në mënyrë që të mos i largohet drejtësisë.” – Donald Lu.

2 Comments

  1. Ambasadori Lu me erdhi ne zyre dhe me kerkoi arrestimin e politikaneve te rendesishem ne vend, nje kerkese e pazakonte nga kreu diplomatik i nje vendi mik

    Adriatik Llalla 2016 2017

    Ambasadori Lu meane te nje shkrese zyrtare me kerkoi pushimin e hetimit per nje kompani nderkombetare ne fushen e naftes

    Adriatik Llalla

    Lu jemi te pafuqishem, jemi te pamundur tiu debojme sic e meriton nje legen si ti, kete deshire e vullnet tonin, ishalla na e permbush i madhi zot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu