• |
ide | kryesore

Arrestohet në Shkodër bashkëautori i një plagosje

Lajme, Të fundit



Policia e Shkodër ka arrestuar Lulzim Hasanaj, 48 vjeç, i cili dyshohet se është bashkëautori i plagosjes me armë zjarri të shtetasit Y.B, një ngjarje e ndodhur në 5 maj 2018.

Arrestimi i tij u bë nga nga strukturat Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër me mbështetjen edhe të FNSH.

“Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër me vendimit Nr.544, datë 29.05.2018, ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest në Burg“ për veprat penale të “Vrasjes me dajshe, në tentative, kryer në bashkëpunim” si dhe “Prodhimit dhe mabjtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 76-22, 25 e 278/3 të Kodit Penal, pasi është bashkëautor i plagosjes me armë zjarri i shtetasit Y. B. ngjarje kjo e ndodhur më datë 05.05.2018, në fshatin Kamicë, Malësi e Madhe”, thuhet në njoftimin e policisë. .

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të metejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *