• |
ide | kryesore

Bizneset që kanë xhiro mbi 8 milionë lekë, Tatimet kanë një njoftim të rëndësishëm

Lajme, Të fundit



Në kuadër të informimit të biznesit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është ndalur sot tek personat juridikë me xhiro mbi 8 milionë lekë. Në një publikim prej 16 faqesh, kjo drejtori sqaron gjithë elementet që duhet të dinë këto biznese nga regjistrimi në QKR te të drejtat e tyre. “Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në këtë publikim, do t’ju njohë me të drejtat dhe detyrimet e kategorisë së tatimpaguesve: “Person juridik me xhiro mbi 8 milionë lekë”, si pjesë e Platformës së Informimit.

Person Juridik mbi 8 milionë lekë

Person Juridik quhet një Shoqëri Tregtare që preferon të bëjë biznes si person juridik dhe jo si individ person fizik; harton një statut të shoqërisë si individ/person juridik ose me individë të tjerë/persona të tjerë juridikë; dhe merr përgjegjësi për detyrimet e krijuara gjatë ushtrimit të veprimtarisë me të gjitha pasuritë e biznesit.

Personi Juridik regjistrohet si i tillë në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Nëse një Person Juridik ka një xhiro vjetore të biznesit mbi 8 milionë lekë, ai është subjekt i TVSH-së dhe ka detyrime për të deklaruar dhe paguar TVSH; Kontributet e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore; Tatimin mbi Fitimin; si dhe Tatimin mbi të Ardhurat nga Punësimi dhe Tatimin në Burim (nëse e ka si përgjegjësi tatimore).

Nëse je regjistruar ose do të regjistrohesh si Person Juridik, me një xhiro vjetore të biznesit në intervalin mbi 8 milionë lekë, ju mund të gjeni më shumë informacion mbi të drejtat dhe detyrimet duke klikuar në link: https://bit.ly/2x9hem4, thuhet në njoftimin e bërë nga DPT. / Monitor



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *