• |
ide | kryesore

De Bruyne i paprekshëm, klauzola e zgjidhjes së kontratës është 250 milionë euro

Sport



Tekniku i Manchester City, Pep Guardiola, ka bërë të ditur se ylli i tij i mesfushës, Kevin De Bruyne, ka një klauzolë për prishjen e kontratës prej €250 milion, por belgu nuk është në shitje .

Sipas asaj që bëjnë të ditur mediat britanike, 27-vjecari ka gati rinovimin e kontratës në janar, duke e vendosur të ardhmen me citizens.

“Ai është një lojtar i shkëlqyer, shumë dinamik, – tha Guardiola. – është një person gjithashtu i jashtëzakonshëm. Klauzola e tij e prishjes së kontratës është €250 milion, por ai nuk është në shitje.”

Një yll i prespektivës në akademinë e Genk, De Bruyne firmosi me Chelsea në 2012 por nuk arriti të bëjë kurrë impaktin në Stamford Bridge. Ai impresionoi i huazuar tek Werder Bremen dhe u transferua tek ëolfsburg në janar 2014, ku u kthye në një kampion.

Forma e tij e jashtëzakonshme bëri që anglia ta thërriste sërisht por këtë herë City që nënshkroi me të në verën e 2015. De Bruyne la gjurmë menjëherë me titullin Lojari i Vitit në dy sezone dhe një titull kampion në Premier League.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *