• |
ide | kryesore

E kërkoi Partizani, lojtari i kombëtares firmos për 3 vjet në Izrael

Sport



Lajmet e mira për kombëtaren e Shqipërisë vazhdojnë, edhe pse merkato në pjesën më të madhe të vendeve është mbyllu. Kjo nuk e ka penguar Valon Ahmedin të sistemohet në një destinacion të ri, pas kontradiktave që kishin lindur tek Maribor.

Mesfushori e kishte humbur vendin e titullarit te skuadra e Mariborit dhe pakënaqësia ishte në rritje. Për Ahmedin, në këto kushte u interesua edhe Partizani, që avancoi me ofertë konkrete, por pa mundur ta bindte 23 vjecarin të luante në Superiore.

Hapoel Kirjat Shmona është skuadra e re e Ahmedit. Mediat në Slloveni bëjnë të ditur edhe detaje të kontratës së firmosur nga mesfushori, duke e cilësuar skuadrën e re të shqiptarit një mister. Sipas Ekipa 24, Ahmedi ka firmosur një kontratë tre vjecare me klubin izraelit, duke zëvendësuar kështu hollandezin Nigel Hasselbaink, që u largua drejt Hapoel Beer Sheva.

Sic duket Ahmedi nuk dëshironte të bënte një hap pas, edhe për faktin se kampionati në vend nuk është zgjedhja e parë e teknikut të kombëtares, Christian Panucci. Në dy javët e para të kampionatit në Izrael, Hapoel Ironi Kiryat Shmona ka marrë vetëm një pikë dhe shpreson shumë në ardhjen e Ahmedit, që në një postim në Instagram ka përshëndetur edhe ish-skuadrën e tij Maribor.

View this post on Instagram

#enkratviolavednoviola Thank you @nkmaribor ?

A post shared by Valon Ahmedi (@valonahmedi7) on



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *