• |
ide | kryesore

Falsifikimi i listës së veteranëve të UÇK-së, nën akuzë edhe ish-kryeministri Agim Çeku

Lajme, Të fundit



Prokuroria Speciale e Kosovës sot ka ngritur aktakuzë për 12 persona të cilët dyshohen se kanë falsifikuar me listat e veteranëve. Të akuzuar janë Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demalijaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha , Faik Fazliu, Xhavit Jashari dhe S.E dhe F.SH.

Prokuroria në aktakuzë është propozuar që gjykata të lëshoj masën për ndalimin e pagesës së pensioneve të fituara në mënyrë të kundërligjshme si veteran luftëtarë të UÇK-së, deri në përfundimin e procedurës penale.

Nga provat e siguruara deri më tani është vërtetuar se nga pagesat e kundërligjshme për veteranët luftëtarë të UÇK-së, buxheti i Republikës së Kosovës është dëmtuar në shumë prej 68.153.533.14 euro.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *