• |
ide | kryesore

FOTO/ Prezantueset sexy që nuk do ti shohim në ekran këtë sezon

Stil



Sezoni i ri televiziv që nisi këtë shtator solli ndryshime të mëdha në ekranin shqiptar. Përveç ndryshimit të programeve që do të na mbajnë të mbërthyer çdo ditë para televizorit, u bë edhe merkato e moderatorëve.

Disa prej tyre ndërruan televizion, duke nisur eksperienca të reja me një frymë të re dhe energji për të punuar, ndërsa të tjerë mbetën jashtë projekteve për këtë sezon. ‘Xing.al’ sjell për ju emrat e moderatorëve shqiptarë që ky sezon i ri televiziv i gjeti pa asnjë emision të vetin.

Marina Vjollca

Pas përfundimit të “C’est la vie”, Marina Vjollcën nuk e pamë më në ekran dhe të gjithë mbetën kuriozë se ku do të shfaqej këtë sezon të ri moderatorja. Megjithëse sezoni televiziv ka filluar, Marina nuk është shfaqur në asnjërën prej promove të emisioneve dhe nëpërmjet postimeve në Instagram ka bërë të ditur se së bashku me bashkëshortin, Getoarin, janë larguar për disa pushime jashtë vendit. Mesa duket, ajo ka vendosur që këtë sezon të ri televiziv të qëndrojë larg ekranit dhe të shijojë jetën martesore.

Nevina Shtylla

Moderatoren e njohur të “Jo vetëm modë”, Nevina Shtyllën, nuk do ta shohim këtë sezon të ri televiziv. Vendin e saj në ‘Tv Klan’ do ta zërë Orinda Huta, ndërsa moderatorja nuk është parë në asnjërën prej promove të programeve të reja.

Arjola Shehu

Moderatorja e emisionit “Kush vjen për drekë”, Arjola Shehu, këtë sezon të ri u largua nga Tv Klan. Megjithëse u kap mat në Top Channel dhe u aludua për lidhjen e një kontrate të re, duket se Arjola këtë sezon të ri televiziv ka mbetur pa emision.

Juli Kristafi

Moderatorja e “Pasdite në Top Channel”, Juli Kristafi, këtë sezon të ri nuk do të na shoqërojë më në ekran. Në vend të saj ka ardhur Bieta Sulo, e cila ka nisur emisionin e ri të pasdites, “Ftesë për 5”.

Jona Spahiu

Moderatorja e “Pa filtër”, Jona Spahiu, këtë sezon të ri nuk do ta shohim në asnjë prej televizioneve shqiptare. Ajo është duke shijuar ditët e fundit të shtatzënisë dhe mesa duket ka vendosur ti përkushtohet tërësisht fëmijës që do të sjellë në jetë, duke qëndruar larg ekranit këtë sezon të ri televiziv. /xing.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *