• |
ide | kryesore

Greca tek Tirana bëhet çështje, lojtari nuk e duron dot më pankinën dhe kërkon shpjegim: “Unë vazhdoj të jem i njëjti lojtar…”

F1, Sport



Tek Tirana situata është eksplozive dhe nuk bëhet fjalë vetëm për rezultatet. Tekniku Ze Maria duhet të bëjë llogaritë edhe me pakënaqësitë që shtohen cdo ditë në dhomat e zhveshjes. Blerjet e reja të brazilianit nuk po japin rendimentin e shpresuar, por në anën tjetër kanë qenë gjithnjë në formacionin e Ze Marias, që në këtë mënyrë ka anashkaluar lojtarë nga ata që sezonin e kaluar mbajtën peshën kryesore në skuadër.

Në fakt, ndryshe nga cfarë kishte treguar në Kategorinë e Parë, braziliani ka ndryshuar sistemin e lojës, duke hequr dorë pothuaj plotësisht nga loja në krahë. E ka vuajtur këtë strategji më shumë se të gjithë Bedri Greca, lojtari më i spikatur i bardhebluve sezonin e kaluar. Shënuesi më i mirë i Tiranës me 15 gola në Kategorinë e Parë dhe titullar i pazëvendësueshëm i Ze Maria ka përfunduar me 120 minuta të vakëta në 3 takimet e para.

“Nuk e di përse nuk luaj – thotë Greca – Unë jam i njëjti lojtar që ishte edhe vjet. Stërvitem në maksimum dhe nuk e kuptoj përse nuk jam në fushë”.

Pak minuta në cdo ndeshje të kampionatit, për lojtarin që ishte deciziv. Një situatë që sulmuesin e ka bërë të shpërthejë, për më tepër që Tirana nuk është se ka marrë rezultatet e shpresuara dhe tekniku Ze Maria është vënë në qendër të kritikave, për zgjedhjet e bëra.

Sikur të mos mjaftonte lojtari nuk ka marrë asnjë shpjegim nga braziliani për faktin përse nuk preferohet: “Nuk kam folur me trajnerin dhe nuk më ka shpjeguar asnjë motiv përse nuk luaj. Unë ndihem në formë dhe jam gati të jap kontributin tim, por është vështirë ti shohësh ndeshjet nga pankina, apo ta ndihmosh skuadrën nga aty”, sqaroi 27 vjecari.

4-3-3 i suksesshëm i një viti më parë është harruar nga Ze Maria, që ndoshta e mendon tepër të fortë Superioren për tu zbilancuar. Në tre javët e para të Superiores 24 herë kampionët kanë marrë vetëm një pikë, në barazimin me Teutën. Gjithësesi kunër Luftëtarit është një ndeshje për të mos u humbur, përndryshe, vec rezultateve Tirana do të humbasë edhe besimin dhe kjo mund të jetë fatale për bardheblutë e teknikun e brazilian.

“Nëse nuk bëhet kthesa atëherë klubi duhet të shkarkojë trajnerin të parin”, pasi thënë Ze Maria menjëherë pas humbjes me Kukësin. Tekniku e ka të qartë se duhet të fillojë të fitojë, por në anën tjetër duhet të administrojë një organikë, që nuk ka vetëm Grecën të pakënaqur, por ndoshta ëingeri është lojtari që më shumë se të gjithë i duhet brazilianit në formë optimale fizike e mentale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *